AL Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së Falënderime Raporti “Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla” analizon kërkesat e ndryshme për shlyerjen e detyrimeve të vogla dhe procedurat e thjeshtuara në Shtetet Anëtare të BE-së. Raporti thekson tiparet kryesore të procedurës për detyrimet e vogla dhe jep me hollësi një sërë alternativash që janë të disponueshmë për ato vende të cilat dëshirojnë të fillojnë të përdorin ose të reformojnë procedurën e tyre për detyrimet e vogla. Raporti u financua nga Mbretëria e Holandës. Raporti u përgatit nga Znj. Georgia Harley (Specialiste për Reformën në Drejtësi) dhe Znj. Agnes Said (Këshilltare për Reformën në Drejtësi). Ekipi përfitoi nga orientimet e Z. Srdjan Svircev (Specialist i Sektorit Publik), Znj. Marina Matic Boskovic (Këshilltare për Reformën në Drejtësi), Znj. Ana Krnic (Këshilltare për Reformën në Drejtësi), Znj. Kate Harrison (Konsulente Kryesore për Sektorin e Sigurisë), sikurse dhe nga kontributi i Z. Nicholas Menzies (Specialist i Lartë për Qeverisjen), Z. Paul Prettitore (Specialist i Lartë për Sektorin Publik) dhe Z. Jorge Luis Silva Mendez (Specialist për Reformën në Drejtësi). Pwrmbajtja Falënderime ............................................................................................................................................. 3 Përmbledhje ekzekutive .......................................................................................................................... 1 1. Hyrje ................................................................................................................................................ 3 2. Pse kanë rëndësi kërkesat për shlyerje detyrimesh të vogla? ........................................................ 3 3.Çfarë është procedura për detyrimet e vogla? ..................................................................................... 7 4.Procedura për detyrimet e vogla në BE ............................................................................................... 7 5.Tarifat e gjykatave ................................................................................................................................ 9 6.Llojet e mosmarrëveshjeve................................................................................................................. 10 7.Kufinjtë ................................................................................................................................................ 11 8.Organizimi institucional....................................................................................................................... 15 9.Procedura ........................................................................................................................................... 16 10.Rregullat për avokatët dhe tarifat ..................................................................................................... 18 11.Mënyrat e apelimit ............................................................................................................................ 20 12.Përdorimi i teknologjisë .................................................................................................................... 21 13.Dijenia për procedurën e detyrimeve të vogla .................................................................................. 24 14.Konkluzione dhe rekomandime ........................................................................................................ 25 Aneksi A: Kufinjtë për detyrimet e vogla në vlerë absolute .................................................................. 27 Aneksi B: Tarifa gjykate për procedurat për detyrimet e vogla ............................................................ 28 Aneksi C: Përdorimi i teknologjisë për procedurën për detyrimet e vogla ........................................... 29 Referenca .............................................................................................................................................. 30 Bibliografi e përzgjedhur ........................................................................................................................ 31 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së Përmbledhje ekzekutive 1. Jo të gjitha çështjet gjyësore janë njëlloj, dhe as duhet të trajtohen njëlloj. Ky parim njihet si menaxhim i diferencuar i çështjeve dhe po përdoret përherë e më shumë nga gjykatat për të zgjidhur çështjet më të lehta në mënyrë më efikase dhe më efektive. Sipas të dhënave të raportit “Të bësh biznes”, 138 ekonomi në mbarë botën kanë ose një gjykatë për çështjet që lidhen me kërkesat për shlyerje detyrimesh të vogla ose një lloj procedure të thjeshtuar për të trajtuar këto lloj kërkesash. Në Bashkimin Europian (BE) të gjitha jurisdiksionet me përjashtim të pesë prej tyre kanë një formë për përshpejtimin e procedurës për shlyerjen e detyrimeve të vogla. Ky raport jep parashtron një analizë krahasuese të procedurave për detyrimet e vogla në 28 Shtetet Anëtare të BE-së për të informuar vendet që mendojnë të reformojnë këtë lloj procedure. 2. Edhe ose nuk ka një model fiks, disa tipare të përgjithshme dhe disa të veçanta mund të gjenden në procedurat e përshpejtuara në shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht përsa i përket tarifave të gjykatave, llojeve të mosmarrëveshjeve, kufinjve, organizimit institucional, procedurave, mundësisë për t’u vetëpërfaqësuar, rregullave për avokatët dhe tarifat e tyre, mënyrat e apelimit dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK). Shumica e vendeve nuk kanë gjykatë të posaçme për kërkesat për shlyerje të detyrimeve të vogla financiare. Në fakt, mosmarrëveshjet për detyrimet e vogla janë në jurisdiksionin e gjykatave të rretheve ose të gjykatave të tjera të shkallës së parë, në varësi të llojit të mosmarrëveshjes. Procedura për detyrimet e vogla mund të jetë një alternativë e disponueshme për palët në rast se e vendos gjykata. Gjithsesi, procedura për detyrimet e vogla mund të përshtatet për kontekstin unik të secilit vend në mënyrë që të përmirësohet aksesi ndaj drejtësisë dhe efikasiteti gjyqësor. 3. Tarifat e ulëta të gjykatës janë të rëndësishme për lehtësimin e aksesit në drejtësi përmes një procedure për kërkesat për shlyerjen e detyrimeve të vogla duke e bërë procedurën të përballueshme financiarisht për të gjithë. Shembujt variojnë nga vendet që nuk kërkojnë ndonjë tarifë për procedurën tek vendet me tarifa të ndryshueshme sipas kostos së jetesës. Tarifa mesatare e gjykatës në 28 vende të BE-së për detyrime më pak se 2,000 EUR është 94 EUR, ose 5 përqind e detyrimit. 4. Llojet e mosmarrëveshjeve që mbulohen nga procedura për detyrime të vogla mund të variojnë, por më të zakonshmet janë mosmarrëveshjet monetare civile dhe tregtare. Gjermania mbulon gamën më të gjerë të mosmarrëveshjeve pasi ligji i referohet vetëm vlerës së pashlyer që pretendohet dhe jo llojit të konfliktit. Një tavan më i lartë për procedurën e detyrimeve të vogla lejon më shumë qytetarë dhe biznese që ta përdorin, duke rritur aksesin tek shërbimi. Në BE, tavanet më të larta mund të gjenden në Holandë (25,000 EUR) dhe në Austri (15,000 EUR). 5. Shumica e vendeve përdorin një kombinim të instrumentave procedurale për të përshpejtuar dhe thjeshtësuar procesin. Për shembull, seancat mund të realizohen me shkrim; mund të mos përdoren rregullat e zakonshme për provat, përfaqësimin ligjor dhe vendimin; gjykatësit mund të luajnë një rol më ndërveprues dhe më imponues me palët; procesi mund të përshpejtohet me afate të detyrueshme më të shkurtra. Në sajë të natyrës së tyre të thjeshtuar, zakonisht nuk ka nevojë që palët të përfaqësohen nga avokatë në procedurën për detyrime të vogla. Në këtë mënyrë, në shumicën e vendeve ndihma ligjore dhe rikuperimi i kostove nga palët humbëse nuk është i mundur në procedurën për detyrimet e vogla. Edhe apelimi ndaj vendimeve të marra gjatë kësaj procedure mund të jetë i kufizuar. Në disa vende, është e mundur vetëm që të apelohet për pika të ligjit (d.m.th. nëse janë bërë gabime procedurale serioze. 6. Shërbimet elektronike lehtësojnë shpejtësinë e procedurës dhe reduktojnë kostot. Shumica e vendeve po fusin në përdorim e-shërbimet si dorëzimi elektronik i formularëve dhe pagesa online. Disa vende po shkojnë akoma më tej dhe po e kryejnë të gjithë procedurën online. 7. Rritja e informimit të qytetarëve dhe bizneseve për mundësinë e përshpejtimit të çështjes së tyre mund të rrisë aksesin tek drejtësia. Sipas të dhënave të anketimeve, 75 përqind e qytetarëve të BE-së nuk janë në dijeni se ekziston një procedurë për detyrimet e vogla, dhe shumë nuk i ndjekin ligjërisht kërkesat për shlyerjen e detyrimeve të vogla ndaj tyre pasi kanë frikë se do të 1 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së ballafaqohen me procedura të ndërlikuara dhe me vonesa të mëdha. 1 Rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit duhet të fokusohet tek segmentet më të varfra të komunitetit dhe tek bizneset mikro dhe të vogla. Për këto grupe, me shumë gjasa ndërveprimet e tyre me sistemin gjyëqësor janë për detyrimet e vogla, e megjithatë ata shpesh pengohen për të kërkuar drejtësi për shkak të kostove të mëdha, procedurave komplekse dhe kohëve të gjata të pritjes. Një procedurë e përshpejtuar e hartuar mirë mund t’i lehtësojë këto shqetësime dhe të ofrojë një shërbim që i përmbush nevojat e tyre. 1 Eurobarometri i posaçëm 395, 64 2 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së 1. Hyrje 8.Kostot dhe kohëzgjatja e madhe e procedimit gjyqësor mund të jenë dekurajuese si për të varfrit edhe për ndërmarrjet mikro dhe të vogla dhe mund të pengojnë aksesin tek drejtësia plotësisht. Sipas të dhënave të fundit të CEPEJ në vitin 2014 koha e zgjidhjes për çështjet civile dhe tregtare në gjykatën e shkallës së parë varionte nga 97 ditë në Lituani në 532 ditë në itali dhe mesatarja e përgjithshme e BE-së ishte 250 ditë. 2 Kostot (duke përfshirë si tarifën e avokatit dhe atë të gjykatës) mund të jenë ndonjëherë më të larta se shuma që kërkohet të shlyhet. 3 9. Legjislatorët rreth botës kanë pranuar me kohë se mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me kërkesa për shlyerje të detyrimeve të vogla mund të mos kenë nevojë për procedura dhe rregulla të njëjta komplekse; përkundrazi ato mund të zgjidhen në një mënyrë më të lirë dhe më efikase. Edhe pse procedura për detyrimet e vogla nuk është një fenomen i ri dhe ka ekzistuar për dekada të tëra, vetëm kohët e fundit ka marrë rëndësi. Faktorë si kërkesa popullore nxisin përherë e më tepër vende të kërkojnë rrugë të reja më të shpejta për të trajtuar kërkesat për shlyerje detyrimesh të vogla, pasi qytetarët kërkojnë mënyra më të thjeshta, të mundësuara nga TIK për të zgjidhur mosmarrëveshjet më të vogla. 10. Gjykatat janë bërë më të ndjeshme ndaj nevojave të qytetarëve dhe po kërkojnë qasje të orientuara drejt shërbimit dhe reaguese ndaj qytetarëve. Një tjetër faktor i rëndësishëm është kostoja. Çështjet për detyrimet e vogla angazhojnë burimet dhe përpjekjet në një kohë kur burimet duhet të aplikohen në mënyrë të arsyeshme. Procedura në lidhje me kërkesat për shlyerjen e detyrimeve të vogla i liron burimet e gjykatave dhe redukton ngarkesën e akumuluar të çështjeve duke i mundësuar kështu gjykatave të përqendrohen tek çështjet më komplekse. 11. Një numër në rritje jurisdiksionesh po konsiderojnë futjen në përdorim të procedurës për shlyerjen e detyrimeve të vogla ose reformimin e procedurës aktuale në mënyrë që ajo të jetë më shumë efektive dhe efikase në lidhje me koston. Një analizë e mënyrës se si funksionon procedura në vende të tjera na jep një informacion të dobishëm për procesin e hartimit të politikave në këto vende. 12. Ky raport parashtron një analizë krahasuese të kërkesave për shlyerjen e detyrimeve të vogla në 28 Shtete Anëtare të BE-së – duke përfshirë mësimet e nxjerra dhe praktikat e mira – për të informuar shtetet anëtare të BE-së dhe ato që janë kandidate për anëtarësim që mendojnë të prezantojnë apo të reformojnë procedurën për detyrimet e vogla. Ai merr në konsideratë një numër dimensionesh, konkretisht: tarifat e gjykatave, kufinjtë, organizimin institucional, përdorimin e teknologjisë, rolin e avokatëve, tarifat e avokatëve dhe mundësitë për të apeluar. 2. Pse kanë rëndësi kërkesat për shlyerje detyrimesh të vogla? 13. Për të thjeshtuar, përshpejtuar dhe reduktuar kostot e proceseve gjyqësore, vendet kanë vënë në funksionim procedura të përshpejtuara për detyrimet e vogla - një procedurë të ashtëquajtur “procedura për detyrimet e vogla”. Jo vetëm që një procedurë për detyrimet e vogla ndihmon për të “çliruar” burimet e gjykatave dhe për të reduktuar ngarkesën e akumuluar (duke e bërë më të lehtë që gjykatat të përqendrohen në çështje më komplekse), ajo gjithashtu siguron akses tek drejtësia për qytetarët e thjeshtë. Në fakt, anketimi Eurobarometër 2013 vuri në dukje se mundësia për të kryer procedimin gjyësor me shkrim dhe pa avokat ishin faktorët më të zakonshëm që inkurajonin 2 Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) 2016. Sistemet gjyqësore europiane. Efikasiteti dhe cilësia e drejtësisë, Botim i vitit 2016 (të dhënat e vitit 2014). Strasburg, Francë: CEPEJ, f.195. Mesatarja e BE-së bazuar në përllogaritjet tona. Nuk kishte të dhëna për Belgjikën, Bullgarinë, Qipron, Irlandën, Portugalinë dhe MB. 3 Kostot e çështjeve civile dhe tregtare rregullohen nga legjslacioni kombëtar dhe kështu, ndryshojnë nga njëri Shtet Anëtar tek tjetri. Të gjitha shtetet anëtare, me përjashtim të Francës dhe Luksemburgut, kanë tarifa për procedimin. Gjithashtu, ka edhe kosto të tjera, si p.sh. tarifa të avokatëve, të përmbaruesve, të ekspertëve, të përkthimit, etj. Më shumë informacion mbi kostot e procedimeve të detajura sipas vendeve mund të gjendet në portalin E-Justice, i disponueshëm në linkun https://e-justice.europa.eu/content_costs_of_proceedings-37-en.do 3 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së personat e anketuar për të çuar para gjykatës një biznes. 4 Fatkeqësisht, sikurse tregon Figura 1 anketimi identifikoi se 75 përqind e të anketuarve 5 nuk ishin në dijeni se ne vendin e tyre ekzistonte një procedurë për detyrimet e vogla. FIGURA 1 Dijenia për procedurën për detyrimet e vogla Burimi: Eurobarometri i Posaçëm 395. 14. Përfitimet nga procedura për detyrimet e vogla për të siguruar zbatimin e kontratës janë pranuar në veçanti nga vendet, korporatat dhe organizatat ndërkombëtare. Për shembull, Banka Botërore së fundmi ka përfshirë në procedurën e gjykatave për detyrimet e vogla edhe procedurën e përshpejtuar si një praktikë të mirë në metodologjinë e saj për zbatimin e kontratave në raportin e saj “Të bësh biznes”. Sipas të dhënave të këtij raporti, 138 ekonomi në mbarë botën, ose kanë një procedurë për detyrimet e vogla, ose kanë një procedurë të thjeshtuar. 6 Një sërë korporatash globale kanë filluar të përdorin vetë sisteme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vogla. Një fakt interesant është se qasja inovative e eBay për zgjidhjen online të mosmarrëveshjeve frymëzoi gjykatën onlinë për detyrimet e vogla që po konsiderohet tani në MB. 7 15. Eurobarometri i posaçëm 395, që anketoi qytetarët e BE-së në lidhje me mosmarrëveshje me një shitës me pakicë, ofrues shërbimi apo partneri biznesi, mund të hedhë dritë në lidhje me këndvështrimet e qytetarëve për detyrimet e vogla dhe vullnetin e tyre për të shkuar para gjykatës për konflikte për vlera më të vogla se 2,000 EUR. 8 Sikurse mund të shikohet në Figurën 2, 54 përqind e të anketuarve do të ishin të gatshmën të dilnin para gjykatës me një biznes të ndodhur në vendin e tyre për një mosmarrëveshje në lidhje me një vlerë 2,000 EUR ose më të vogël. Gatishmëria ishte më e madhe në Gjermani (68 përqind), Suedi (64 përqind) dhe Austri (62 përqind), ndërsa 4 Po aty. Pyetja ishte se çfarë faktorësh mund të inkurajojnë të anketuarit të çojnë para gjykatës në vendin e tyre një biznes nga një Shtet tjetër Anëtar i BE-së. 5 Po aty, 64. 6 Një vend merr 1 pikë nëse ka një procedurë për detyrimet e vogla që është e aplikueshme për të gjitha çështjet civile dhe ligji ka vendosur një tavan për vlerën e këtyre çështjeve që mund të trajtohen përmes asaj gjykate ose procedure. Nëse kërkesat për shlyerjen e detyrimeve të vogla trajtohen nga një gjykatë më vete, pika jepet vetëm nëse kjo gjykatë përdor një procedurë të thjeshtuar. 0.5 pikë shtesë jepen nëse palët mund të vetëpërfaqësohen para gjykatës apo gjatë kësaj procedure. Nëse nuk ka procedurë për detyrimet e vogla ose procedurë të thjeshtuar, jepen 0 pikë. Për më shumë informacion shihni: http://www.doingbusiness.org/methodology/enforcing-contracts 7 Regjistri “Edhe katër vjet na duhen që të digjitalizojmë gjykatat e Anglisë – raport”, 19 shkurt 2016. http://m.theregister.co.uk/2016/02/19/fouryear_target_for_digital_court_in_england_ambitious_but_not_unworkabl e_says_expert/ 8 Shuma prej 2,000 EUR u zgjodh pasi ai është kufiri për çështjet ndërkufitare në BE. Të dhënat më sipër u referohen gatishmërisë së qytetarëve për të çuar një çështje në gjyq kundër një firme të bazuar në vendin e tyre. 4 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së konsumatorët që ishin më pak të gatshëm për këtë ishin në Bullgari (31 përqind), Qipro (35 përqind) dhe Greqi (36 përqind) 9. Raporti nuk tregonte se përse njerëzit në disa vende janë më pak të gatshëm të çojnë një çështje në gjykatë, por vlen të theksohet se as Bullgaria e as Qipro nuk kanë procedura të përshpejtuara apo procedura për detyrimet e vogla. Ndërkohë Greqia ka një gjykatë të dedikuar për kërkesat për shlyerjen e detyrimeve të vogla, 92 përqind e të anketuarve nuk kishin dëgjuar për të. 9 Eurobarometri i posaçëm 39538. 5 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së FIGURA 2 Gatishmëria e qytetarëve të BE-së për të shkuar në gjykatë për detyrime më pak se 2,000 EUR 8% 28% 18% Patjeter po Ndoshta po Ndoshta jo Kurrsesi jo Nuk e di 20% 26% Burimi: Tabela bazohet në të dhënat e Eurobarometrit të posaçëm 395. 16. Sipas anketimit Eurobarometër 395, qytetarët e BE-së janë të gatshëm të shkojnë në gjykatë për shuma të vogla. Përsa i përket kufirit financiar për përfshirjen e gjykatës, Figura 3 tregon se më shumë sesa një në pesë qytetarë të BE-së (21 përqind) do të ishin të gatshëm të shkonin në gjykatë nëse shuma e pretenduar ishte deri 399 EUR dhe një 21 përqind tjetër për një shumë ndërmjet 400 dhe 799 EUR. 17 përqind do të ishin të gatshëm të shkonin në gjykatë nëse shuma e pretenduar ishte 800-1,999 EUR. Vetëm 5 përqind e të anketuarve thanë se do të shkonin në gjykatë për një shumë minimale 1,200-1599 EUR ndërsa 6 përqind nuk do të shkonin në gjykatë për më pak se 1,600 EUR. Kjo tregon se shumat për të cilat qytetarët e BE-së janë të gatshëm to shkojnë para gjykatës mund të jenë shumë të ulëta. Prezantimi i një procedure për detyrimet e vogla do të trajtonte këto kërkesa duke u mundësuar kështu qytetarëve t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre lirë dhe në mënyrë efikase. FIGURA 3 Vlera e mosmarrëveshjes dhe gatishmëria e qytetarëve të BE-së për të dalë para gjykatës 25% 21% 21% 20% Perqindja e te anketuarve 20% 15% 10% 10% 9% 7% 6% 5% 5% 1% 0% Kufiri financiar per te perfshire gjykaten Burimi: Tabela bazohet tek të dhënat e Eurobarometrit të Posaçëm 395 faqe T17. 6 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së 3.Çfarë është procedura për detyrimet e vogla? 17. Nuk ka ndonjë përkufizim për të cilin është rënë dakord për procedurën e detyrimeve të vogla. “Të bësh biznes” e identifikon si një “mekanizëm për zgjidhje të shpejtë dhe të pakushtueshme të konflikteve ligjore që kanë të bëjnë me shuma të vogla parash” 10 dhe rendit tipare të tilla si seancat informale, rregulla të thjeshtuara për provat dhe rregulla më të harmonizuara të procedurës civile si dhe mundësinë e vetëpërfaqësimit. “Të bësh biznes” u cakton një pikë vendeve që kanë gjykatë për detyrimet e vogla ose një procedurë të përshpejtuar për detyrimet e vogla e cila është e aplikueshme për të gjitha çështjet civile dhe ku ligji vendos një tavan për vlerën e konfliktit që mund të trajtohet përmes kësaj gjykate apo kësaj procedure. Për vendet ku detyrimet e vogla trajtohen nga një gjykatë më vete, gjykata duhet të zbatojë një procedurë të thjeshtuar. Pikë shtesë jepen nëse palët mund të vetëpërfaqësohen para gjykatës ose gjatë procedurës. 11 Portali Europian E-justice që iu referohet procedurave për detyrimet e vogla si kategori të tijën dhe përmban informacion për procedurën në Shtete Anëtare të BE-së, nuk jep informacion shtesë se çfarë përfshin procedura. Raporti CEPEJ për efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë 12, që i referohet procedurave për detyrimet e vogla, vetëm parashtron përkufizimin se detyrimet e vogla përkufizohen ndryshe në jurisdiksione të ndryshme dhe duket se i referohet vetëm vlerës monetare dhe jo vetë procedurës. 18. Për qëllime të këtij raporti, “procedura për detyrimet e vogla” do të thotë çdo procedurë e thjeshtuar ose e përshpejtuar për detyrimet deri në një kufi të caktuar monetar sikurse specifikohet nga ligji. 13 4.Procedura për detyrimet e vogla në BE 19. Nuk ka model për mënyrën se si procedurat për detyrimet e vogla janë organizuar në jurisdiksione të ndryshme, por ato ndajnë tipare të përbashkëta. Përgjithësisht, procedura ka jurisdiksion të kufizuar dhe është e disponueshme vetëm për lloje të caktuara konfliktesh, zakonisht për mosmarrëveshje të thjeshta civile/tregtare që përfshijnë persona privatë, qiramarrës/qiradhënës, konsumatorë ose biznese. Kostot janë zakonisht më të ulëta, si përsa i përket tarifave të gjykatave, po ashtu edhe për kostot e avokatëve, pasi ideja pas procedurës për detyrimet e vogla është që të mbahen kostot e ulëta dhe në fakt zakonisht nuk ka nevojë dhe as vend për përfshirjen e avokatëve. Si rezultat, në disa jurisdiksione ndihma ligjore nuk është e disponueshme. 20. Shumë jurisdiksione ofrojnë informacion të detajuar për procedurën online si edhe për shërbimet elektronike. Për të thjeshtuar dhe shpejtuar procesin, në shumë vende ofrohen formularë që mund të shkarkohen dhe lista kontrolli, mundësia për aplikim elektronik si edhe për të paguar në formë elektronike. 21. Në shumicën e jurisdiksioneve, për detyrimet e vogla ndiqet një procedurë e thjeshtuar 14 me devijime nga rregullat dhe procedura si për palët, ashtu edhe për 10 http://www.doingbusiness.org/data/exploretopics/enforcing-contracts/good-practices#Introducing 11 http://www.doingbusiness.org/methodology/enforcing-contracts 12 Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ). 2014. Sistemet gjyqësore europiane – Botimi i vitit 2014 (të dhënat e vitit 2014): efikasiteti dhe cilësia e drejtësisë. Strasburg, Francë: CEPEJ, f. 120. 13 Procedura me urdhër për të paguar është një formë e një procedure të thjeshtuar e cila është e disponueshme në shumicën e shteteve anëtare të BE-së. Gjithsesi, procedura është një kategori e veçantë që lidhet me rrjedhën e saj procedurale dhe prandaj nuk është pjesë e kësaj analize. Tek procedura me urdhër për pagesë do të përqendrohet një analizë e ardhshme e Bankës Botërore. Reporti nuk mbulon procedurën e thjeshtuar në rastet penale. 14 Nuk ka një përkufizim për të cilin është rënë dakord për termin “procedurë e thjeshtuar”, që ndonjëherë pëdoret për kërkesat për shlyerjen e detyrimeve të vogla. Për shembull, raporti CEPEJ për efikasitetin dhe cilësinë e 7 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së gjykatën duke e bërë me të lehtë për qytetarët e zakonshëm pa arsim juridik të kuptojnë procesin. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk garantohet proces i drejtë. Procedura është gjithashtu më informale, pasi ajo nuk parashikon nevojën për avokatë, dhe shpesh herë është e nevojshme që gjykatësi të ndërhyjë dhe të informojë palët për të drejtat dhe detyrimet e tyre. 22. Afatet kohore të procedurës për detyrimet e vogla janë zakonisht më të shkurtra dhe e drejta për apelim është e kufizuar. Duke vendosur afate kohore më strikte, procedura e detyrimeve të vogla jep zgjidhje më të shpejta dhe redukton kostot. Më tej, me t’u zgjedhur procedura e përshpejtuar, zakonisht nuk është e mundur të transferohet kërkesa drejt procedurës së zakonshme, dhe e drejta për të apeluar është përgjithësisht e kufizuar me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për shkelje të ligjit gjatë procedurës. TABELA 1 Detyrimet e vogla sipas vendeve Po Jo Procedurë për Vendi detyrimet e vogla Austria Kroacia Danimarka Estonia Franca Gjermania Greqia Hungaria Irlanda Italia Letonia Lituania Luksemburgu Malta Holanda Polonia Portugalia Rumania Sllovakia Sllovenia Spanja Suedia MB Belgjika Bullgaria Qipro Republika Çeke Finlanda 23. Sikurse mund të shikohet në Tabelën 1, me përjashtim të Belgjikës, Bullgarisë, Qipros dhe Republikës Çeke, të gjitha shtetet anëtare të BE-së, kanë një procedurë për detyrimet e vogla ose ndonjë formë procedure të thjeshtuar për detyrime më të vogla. 15 Ndërsa struktura e procedurës për detyrime të vogla mund të ndryshojë nga drejtësisë përdor një term të përgjithshëm për çdo lloj procedure të thjeshtuar, duke përfshirë ato për detyrimet e vogla dhe urdhrat për pagesë, sikurse dhe procedurat e thjeshtuara në çështjet nën kuadrin e kodit penal dhe kodit administrativ. Portali e-Justice, nga ana tjetër, i referohet procedurës së thjeshtuar si një alternativë ndaj procedurës për detyrimet e vogla. Për shembull, në raport thuhet se Gjermania nuk ka procedurë për detyrimet e vogla por lejon ndjekjen e një procedurë të thjeshtuar për detyrime deri në 600 EUR. Në mënyrë të ngjashme, për Austrinë, informon se sipas legjslacionit austriak nuk ekziston procedurë për detyrimet e vogla, por se një procedurë e thjeshtuar mund të përdoret për konflikte të pastra financiare për shuma 25,000 EUR ose më pak. Nuk jepen shpjegime të mëtejshme në lidhje me përkufizimin ose në lidhje me ndryshimin e krahasuar me procedurën për detyrimet e vogla. Në këtë raport, “procedurë e thjeshtuar” do të thotë një procedurë e cila nuk nevojitet të ndjekë të gjithë hapat dhe të zbatojë gjithë kërkesat e procedurës së zakonshme. 15 Informacioni i disponueshëm mbi procedurat për detyrimet e vogla në shtete të ndryshme anëtare të BE-së është deri diku jokoherent. Për shembull, ndërsa Portali e-Justice shpreh se nuk ka procedurë për detyrimet e vogla në Belgjikë, Bullgari, Qipro, Republikën Çeke dhe Finlandë, raporti “Të bësh biznes” rendit vetëm Bullgarinë, Republikën Çeke dhe Finlandën si vende që nuk kanë procedurë për detyrimet e vogla. Raporti CEPEJ mbi efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë, nga ana tjetër, rendit Belgjikën, Qipron, dhe Republikën Çeke ndër ato vende të cilat e kanë procedurën për detyrimet e vogla, por nuk përfshin Bullgarinë dhe Finlandën. Për 8 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së njëri vend tek tjetri, në përgjithësi nevojitet një proces i dedikuar për detyrimet e vogla. Ndryshe nga kjo, procedurat e thjeshtuara kanë ndryshime më të mëdha. Finlanda nuk ka procedurë për detyrimet e vogla por procedurat e zakonshme mund të përshtaten në varësi të çështjes dhe pavarësisht vlerës monetare në fjalë. Kjo përfshin lejimin e procedimit të çështjes plotësisht me shkrim. 16 Austria dhe Gjermania po ashtu, nuk kanë një proces për detyrimet e vogla në kuptimin e ngushtë të fjalës, por ato lejojnë një procedurë të thjeshtuar. 17 Në Gjermani, zgjedhja e procedurës është në dorë të gjykatës, ndërsa në Austri procedura është e detyrueshme dhe as ndonjëra nga palët, as gjykata nuk mund të zgjedhin të mos zbatojnë rregullat specifike për detyrimet e vogla. 24. Përveç procedurës për detyrimet e vogla të disponueshme në shumicën e Shteteve Anëtare, një procedurë ndërkufitare për detyrime më të vogla që nuk kalojnë 2,000 EUR filloi të përdoret në vitin 2009 për të lehtësuar drejtësinë ndërkufitare. 18 Procedura europiane për detyrimet e vogla 19 disponohet në të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Danimarkës, dhe shërben si një alternativë ndaj procedurave kombëtare në çështjet ku të paktën një prej palëve është nga një shtet tjetër. Burime: Portali E-justice: Procedura për detyrimet e vogla, dhë kërkimet tona. 5.Tarifat e gjykatave 25. Tarifat e faturuara nga gjykatat ndaj palëve për trajtimin e kërkesave përllogariten në mënyra të ndryshme në Shtetet e ndryshme Anëtare të BE-së. 20 Këto ndahen në tre kategori kryesore: tarifa gjykate fikse, tarifa të bazuara tek një përqindje fikse e vlerës së pretenduar dhe tarifa që variojnë sipas vlerës së pretenduar. 21 Disa vende, si p.sh. MB, mundësojnë tarifa më të ulëta nëse kërkesa bëhet online. Tarifa mesatare e gjykatës në 28 shtetet anëtare të BE-së për një vlerë të pretenduar 2,000 ose më pak EUR është 94 EUR. 22 26. Në shumicën e jurisdiksioneve të BE-së, vlera absolute e tarifave të gjykatave për procedurat për detyrimet e vogla rritet me rritjen e vlerës së pretenduar, por ka disa ndryshime nga njëri Shtet Anëtar tek tjetri. Spanja, për shembull, nuk ka tarifa gjykate fare. Franca, Danimarka, Greqia, Irlanda, Malta, Portugalia dhe Suedia kanë tarifa gjykate fikse, pavarësisht vlerës së pretenduar. Republika Çeke dhe Kroacia kanë një kombinim të një tarife fikse dhe një tarife bazuar në një përqindje fikse të shumës së pretenduar. Në vende të ndryshme, si p.sh. Republika Çeke, Greqia, Letonia, dhe Hungaria, personat fizikë me të ardhura të ulëta mund të kërkojnë një përjashtim ose një shtyrje të tarifave, duke rritur kështu aksesin tek drejtësia të të varfërve. hir të koherencës, vetëm ato vende të cilat përshtaten me përkufizimin e këtij raporti për procedurën për detyrime të vogla janë përfshirë në këtë analizë. 16Megjithëse Finlanda lejon një procedurë të thjeshtuar, nuk vendos kufinj për vlerën e pretenduar për t’u shlyer prandaj mbetet jashtë përkufizimit të këtij raporti për procedurën për detyrime të vogla dhe nuk përfshihet në analizë. 17 Procedurat e thjeshtuara në Austri dhe Gjermani janë përfshirë në analizën krahasuese pasi ato përfshihen në përkufizimin e këtij raporti për procedurën e detyrimeve të vogla. 18 Çështjet ndërkufitare mund të përfshijnë, për shembull, një konflikt që ka të bëjë me një klient në një Shtet Anëtar kundrejt një shitësi që ndodhet në një tjetër Shtet Anëtar. 19 Rregullorja (KE) Nr 861/2007 e Parlamentit dhe Këshillit Europian e datës 11 korrik 2007 për krijimin e procedurës për detyrimet e vogla. 20 Shumat e tarifave të gjykatave sipas vendeve dhe vlerave të pretenduara mund të gjenden tek Aneksi. 21 Komisioni Europian, Vlerësim i ndikimeve socio-ekonomike të alternativave për politika për të ardhmen e Rregullores Europiane për Detyrimet e Vogla, Raporti Përfundimtar, 2013, 87. 22 Sikurse është përllogaritur bazuar në tabelën me tarifat e gjykatave në Aneksin B. 9 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së 27. Figura 4 paraqet tarifat e gjykatave si përqindje të vlerave të pretenduar për tre kampione vlerash. 23 Në vendet ku kufiri për kërkesat për shlyerjen e detyrimeve të vogla është më pak se 1000 ose 2000 EUR, mosmarrëveshjet për shuma më të mëdha se këto zgjidhen me procedurën e zakonshme. Në këto vende, tarifat e zakonshme të gjykatave aktivizohen në çështje relativisht të vogla dhe procedura mund të bëhet më e shtrenjtë. FIGURA 4 Tarifa e gjykatave për procedurën e detyrimeve të vogla, si përqindje e vlerës së shumave të pretenduara prej 500, 1000 dhe 2000 EUR 25% 20% 15% 10% 5% 0% 500 EUR 1000 EUR 2000 EUR Burimi: Portali E-justice: Tarifat e gjykatës në lidhje me procedurën e detyrimeve të vogla. 28. Tarifat e gjykatës janë relativisht të larta dhe mund të kenë një efekt negativ ndaj përdorimit të procedurës së detyrimeve të vogla. Tarifat e gjykatave më të larta se 10 përqind e vlerës së pretenduar konsiderohen se nuk janë proporcionale dhe mund të pengojnë qytetarët të ndërmarrin hapa ligjore. 24 Sikurse shihet në Figurën 4, në shumicën e vendeve kostot relative për të dalë para gjykatës janë më të larta për kufirin më të ulët prej 500 EUR dhe pastaj bien me rritjen e vlerës së pretenduar. Figura tregon gjithashtu se është relativisht e kushtueshme të shkosh para gjykatës për mosmarrëveshje me vlerë relativisht të vogël. Në 10 jurisdiksione të BE-së, tarifat e gjykatave janë më shumë se 10 përqind e shumës së pretenduar për shuma deri në 500 EUR. Estonia ka kostot më të larta ku tarifa e gjykatës për një vlerë të pretenduar prej 500 EUR është 25 përqind e vlerës së pretenduar. 6.Llojet e mosmarrëveshjeve 29. Në shumicën e jurisdiksioneve të BE-së, vetëm çështjet e thjeshta civile mund të zgjidhen me procesin për detyrimet e vogla, sikurse shihet në Tabelën 2. Këto përfshijnë mosmarrëveshje tregtare dhe konsumatore, mosmarrëveshje për pasuri të paluajtshme, qira, dëme, kërkesa kontraktuale. Mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me çështje si divorci, kujdestaria e fëmijëve, falimenti në përgjithësi janë të përjashtuara. 23Informacion i hollësishëm për tarifat e gjykatave jepet në Aneksin B. 24Vlerësimi i ndikimit (SWD (2013) 459, SWD (2013) 460 (përmbledhje) për një Propozim të Komisionit për një Rregullore të Parlamentit dhe të Këshillit Europian që amendon Rregulloren (KE) nr. 861/2007 për Krijimin e Procedurës Europiane për Detyrimet e Vogla dhe Rregullorja (KE) nr. 1896/2006 për Krijimin e një Procedure Europiane me Urdhër për Pagesë (COM (2013) 794). 10 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së TABELA 2 Llojet e mosmarrëveshje të përfshira me detyrimet e vogla sipas vendeve Vendi Lloji i mosmarrëveshjes Austria Mosmarrëveshje financiare, Mosmarrëveshje në lidhje me ligjin e punës dhe sigurimeve shoqërore Kroacia Mosmarrëveshje private, tregtare Danimarka Kërkesa monetare dhe jomonetare me përjashtime të parashikuara nga ligji Estonia Kërkesat që lidhen me pronësinë e regjistruar/patentuar Franca Kërkesa civile në jurisdiksionin e gjykatave të rrethit dhe atyre lokale Gjermania Të gjitha kërkesat për vlerë nën €600 Greqia Pasuri e prona të paluajtshme të cilat janë në jurisdiksionin e gjykatave Hungaria Mosmarrëveshje në lidhje me deklarimin e kundërshtimit ndaj një urdhri për pagesë Irlanda Kërkesa të konsumtorëve, biznesit, kërkesa për shlyrje dëmi ndaj pronës, kërkesa për kapar qiraje Italia Mosmarrëveshje në lidhje me pasuri të luajtshme me përjashtimet e parashikura nga ligji Letonia Kërkesa për rimarrjen e parave, mirëmbajtjen Lituania Kërkesa financiare Luksemburgu Kërkesa financiare Malta Kërkesa financiare me përjashtimet e parashikuara nga ligji (p.sh. pronësi e pasurive të paluajtshme) Holanda Kërkesa financiare, në lidhje me punësimin, çështje që kanë të bëjnë me qiranë e pronave që përdoren për banim apo biznes Polonia Kërkesa kontraktuale, kërkesa lidhur me garancitë për konsumatorët, kërkesa lidhur me qiratë dhe tarifat e banesave Portugalia Detyrime monetare, transaksione tregtare Rumania Kërkesa financiare me përjashtimet e parashikuara nga ligji Sllovakia Mosmarrëveshje civile Sllovenia Kërkesat monetare, jomonetare që ankimuesi ka deklaruar vullnetin të pranojë, kërkesa për dhënien e pasurive të luajtshme Spanja Mosmarrëveshje civile, procedura monitorimi, konflikte administrative Suedia Çdo çështje civile me përjashtim të atyre që rregullohen nga ligji i familjes MB Kërkesa të konsumatorëve, që lidhen me aksidente, konflikte për pronësinë e mallrave dhe konflikte ndërmjet qiradhënësve dhe qiramarrësve për riparime, kapar, qira të prapambetura, etj. por jo për pronësi Burimet: Portali E-Justice: Procedura për kërkesat në lidhje me detyrime të vogla, kërkime të tjera. 30. Vetëm në Gjermani nuk ka kufinj për jurisdiksionin e gjykatës në bazë të llojit, pasi ligji i referohet vetëm vlerës monetare të pretenduar dhe jo natyrës së çështjes. Lituania, Luksemburgu, Malta dhe Rumania lejojnë vetëm kërkesat për shlyerje vlerash monetare, ndërsa Austria lejon kërkesa në lidhje me vlera monetare dhe mosmarrëveshje për sigurimet shoqërore dhe legjislacionin e punës. Holanda lejon mosmarrëveshje për vlera monetare dhe për legjislacionin e punës sikurse edhe për çështje që kanë të bëjnë me qiranë e pronave që përdoren për banim apo biznes. 31. Danimarka, Italia, Rumania, Sllovenia, dhe Suedia kanë përjashtime ligjore për llojet e mosmarrëveshjeve që përjashtohen nga procedura për detyrimet e vogla. Për shembull, në Slloveni, mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me pasuritë e paluajtshme, të drejtat e autorit, të drejta intelektuale, konkurencën dhe dëmtime të pasurive nuk mbulohen. Suedia shprehimisht përjashton çështjet që rregullohen nga ligji për familjen. 7.Kufinjtë 32. Procedura për detyrimet e vogla përgjithësisht synohet të aplikohet vetëm në çështjet e pandërlikuara ku shuma e pretenduar është e ulët. Në BE, kjo shumë varion pasi çdo vend i përcakton vetë kufinjtë. Disa vende kanë gjithashtu kufinj të ndryshëm për lloje të ndryshme mosmarrëveshjesh si në Kroaci, Spanjë dhe Slloveni, ku kufiri për mosmarrëveshjet tregtare është më i lartë se për mosmarrëveshjet private. 11 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së 33. Nuk ka model të qartë për kufinjtë e shumave në jurisdiksionet e BE-së. Më shumë se modeli i qartë, mund të dallohen grupe kufinjsh, të cilët janë paraqitur në Tabelën 3. Kufiri më i ulët mund të gjendet në Gjermani dhe Kroaci (në këtë të fundit vetëm për konflikte private), ku kufiri është 600 EUR. Në pjesën më të ulët janë edhe Lituania dhe Sllovakia, ku kufiri varion ndërmjet 1,000 dhe 1,500 EUR. Në MB, nuk ka kufi për çështjet që një gjykatës i konsideron si të thjeshta 25 dhe në Austri nuk ka kufi për mosmarrëveshjet për ligjin e punës dhe të sigurimeve shoqërore, ndërsa ka një kufi prej 15,000 EUR për mosmarrëveshjet financiare. 34. Në Estoni, Irlandë, Letoni, Poloni, Rumani, Slloveni (për mosmarrëveshje private), dhe Suedi, kufiri varion ndërmjet 2,000 dhe 2,400 EUR. Në Francë, Hungari, Maltë, dhe Slloveni (vetëm për konflikte tregtare), kufiri është ndërmjet 3,500 dhe 4,000 EUR. 26 Kufinjtë më të lartë ndërmjet 10,000 dhe 25,000 mund të gjenden në Austri, Luksemburg, Holandë, Portugali, Spanjë (për mosmarrëveshje administrative), dhe në MB. Ndërsa procedura europiane për detyrimet e vogla për çështjet ndërkufitare ka një kufi prej 2,000 EUR. TABELA 3 Kufinjtë për detyrimet e vogla Nën 1,000 deri 2,000 deri 3,500 deri 5,000 deri 10,000 deri Nuk ka tavan nëse çështja 1,000 EUR 1,500 2,400 4,000 EUR 6,700 EUR 25,000 EUR konsiderohet e EUR EUR thjeshtë Kroacia (1) Lituania Estonia France Danimarka Austria MB Gjermania Sllovakia Irlanda Hungaria Greqia Luksemburgu MB(2) Letonia Malta Italia Holanda Polonia Sllovenia Spanja Portugalia Rumania (4) Spanja (5) Sllovenia MB (3) Suedia (1) Vetëm për detyrime private (4) Mosmarrëveshje tregtare (2) Për dëmtime personale, dhe konflikte (5) Mosmarrëveshje administrative qiradhënës/qiramarrës (3) Mosmarrëveshje private Burimet: Portali E-Justice: Procedura për detyrimet e vogla 35. Suedia e përshtat kufirin për vlerën duke mbajtur në konsideratë ndryshimet në Indeksin e Çmimit të Konsumatorit (IÇK). Kufiri për detyrimet e vogla është 50 përqind i shumës bazë të çmimit, 27 që përshtatet çdo vit nga qeveria bazuar tek IÇK. Shuma për çmimin bazë për vitin 2016 u vendos 44,300 SEK (4,826 EUR), ndaj për vitin 2016 kufiri për detyrimet e vogla është 2,413 EUR. Ndërsa në vitin 2015 kufiri ishte 12 EUR më i lartë, 2,425 EUR. 36. Vlera e kufirit në lidhje me të ardhurat ofron një masë më të mirë për aksesin sesa vlera absolute – sa më i lartë të jetë kufiri, aq më shumë e mundur është të përdoret procedura. Ndërsa kufiri është i njëjtë në Austri dhe Portugali në terma absolute, është 25 Vendimi merret bazuar në faktorë të tillë si shuma e pretenduar, që normalisht duhet të jetë më pak se 10,000 paundë, dhe lloji i konfliktit, normalisht konflikt konsumatorësh, për ndonjë aksident, ndërmjet qiramarrësit e qiradhënësit, etj. 26 Kufiri për detyrimet e vogla në Maltë do të rritet në 5,000 EUR. Times of Malta, Kufiri për çështjet pranë Gjykatës për Detyrimet e Vogla do rritet në €5,000, 22 tetor, 2015, në likun: http://www.timesofmalta.com/articles/view/20151022/local/limit-for-cases-filed-at-small-claims-tribunal-to-rise-to- 5000.589221. 27 Shuma bazë e çmimit përcaktohet nga qeveria dhe përshtatet çdo vit bazuar në tendencat e çmimeve në Suedi. Përdoret për të llogaritur llojet e ndryshme të përfitimeve dhe, sikurse në këtë rast, kufinjtë për procedurën e detyrimeve të vogla. Kurdo kur shuma bazë e çmimit ndryshon, shumat ndryshojnë automatikisht. 12 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së shumë më i lartë në Portugali kur krahasohet me të ardhurat si përqindje e PBB-së për frymë. 37. Figura 5 tregon vlerën absolute të kufinjve për procedurat e detyrimeve të vogla 28 në Shtetet Anëtare të BE-së dhe ato kufinj që lidhen me PBB-në për frymë. Portugalia ka një kufi relativisht të lartë ndërsa Luksemburgu e ka kufirin relativisht të ulët. FIGURA 5 Kufinjtë për detyrimet e vogla në Shtetet Anëtare të BE-së 25000 100% 22500 90% 20000 80% 17500 70% 15000 60% 12500 50% 10000 40% 7500 30% 5000 20% 2500 10% 0 0% Kufiri(EUR) Kufiri si vlere relative e PBB-se per fryme Burimet: Portali E-Justice: P, PBB e vitit 2015 sipas Bankës Botërore të konvertuara në EUR me kursin e datës 28 shtator 2016 (PBB më i fundit për kokë për Maltën është i vitit 2013) 38. Nuk ka model të qartë për nivelin e kufirit krahasuar me PBB-në e një vendi për frymë, dhe raporti nuk varet nga vendndodhja gjeografike. Si përqindje e PBB-së për frymë, 29 vendet me kufinj më të lartë janë Portugalia dhe Holanda (88 përqind dhe 63 përqind respektivisht). Ato janë shumë më të larta sesa në pjesën tjetër të Shteteve Anëtare të BE-së. Gjermania ka kufirin më të ulët, me 2 përqind. Pjesa e mbetur e jurisdiksioneve të BE-së kanë një shpërndarje uniforme që varion ndërmjet 3 dhe 39 përqind. 28 Një tabelë me informacion të hollësishëm mund të gjendet në Aneksin A. 29 Niveli i PBB-së për vitin 2015, burimi Banka Botërore 13 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së FIGURA 6 Shuma minimale për të cilën janë të gatshëm të shkojnë në gjykatë dhe lidhja e saj me kufirin për detyrimet e vogla 1000 120% 900 100% 800 700 80% 600 500 60% 400 40% 300 200 20% 100 0 0% Shuma mesatar minimale per te cilen jane te gatshem te shkojne ne gjykate Shuma minimale si perqindje e kufirit te detyrimeve te vogla Burimet: Tabela bazohet tek Eurobarometri i Posaçëm 395 dhe përllogaritjet tona 39. Kufinjtë në shumicën e vendeve janë shumë më lart se mesatarja e gamës minimale të shumave për të cila qytetarët e BE-së janë të gatshëm ta çojnë çështjen në gjykatë. Vetëm qytetarët kroatë dhe gjermanë nuk ishin të gatshëm të shkonin para gjykatës për shuma brenda kufirit në vendet e tyre. Kufiri për atë që përbën një detyrim të vogël në Kroaci dhe Gjermani është 600 EUR. Gjithsesi, të anketuarit thanë se ata do të shkonin para gjykatës nëse shuma e pretenduar do të ishte 627 EUR në Kroaci dhe 657 EUR në Gjermani, që sikurse mund të shikohet në Figurën 6, përbën 105 dhe 110 përqind respektivisht, të kufirit për detyrimet e vogla.Qytetarët lituanezë dhe letonezë do të shkonin para gjykatës për shumat më të vogla (d.m.th. 458 EUR dhe 474 respektivisht, ndërsa qytetarët e Spanjës dhe Luksemburgut do të shkonin para gjykatës vetëm nëse shuma e pretenduar do të ishte të paktën 880 EUR dhe 933 EUR respektivisht. 14 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së 8.Organizimi institucional 40. Shumica e Shteteve Anëtare të BE-së i realizojnë procedurat për detyrimet e vogla në gjykatat e zakonshme, zakonisht në gjykatat e rrethit ose në gjykatat përkatëse të shkallës së parë, në varësi të çështjes (shihni Figurën 7). Edhe pse një gjykatë e dedikuar për detyrimet e vogla mund të kursejë burimet gjyqësore me kalimin e kohës, krijimi i gjykatave të tilla mund të kërkojë që prej fillimit investime financiare dhe në burime njerëzore. FIGURA 7 Gjykatat ku realizohet procedura e detyrimeve të vogla sipas vendeve Gjykatat e rrethit Gjykatat e shkallës së Gjykata të tjera Gjykata për detyrimet e parë vogla Austria Kroacia (6) Danimarka Kroacia (4) Irlanda (7) Greqia (12) Hungaria Estonia Italia (8) Malta (13) Letonia Franca Lituania (9) Lituania (1) Gjermania Luksemburgu (8) Holanda (2) Irlanda (5) Sllovenia (10) Polonia Portugalia MB (11) Sllovenia (3) Rumania Suedia Sllovakia (1) Në varësi të çështjes (8) Gjykatësi i paqes (2) Divizione të gjykatave në njësi administrative (9) Gjykatat e qytetit përbërëse të rrethit (10) Procedura për detyrimet e vogla në gjykatat (3) Procedura tregtare lokale (4) Mosmarrëveshje private (11) Gjykatat e kontesë (5) Regjistruesi i detyrimeve të vogla në Gjykatën (12) Magjistrati për detyrimet e vogla e Rrethit (13) Gjykata për detyrimet e vogla (6) Detyrimet tregtare në gjykatat tregtare (7) Bordi i Qiramarrësve Privatë të Banesave Burimet: akte ligjore përkatëse të vendeve respektive. Shënim: Gjykatat e shkallës së parë përfshijnë të gjitha gjykatat e shkallës së parë duke përfshirë këtu edhe gjykatat e rrethit, në varësi të llojit të mosmarrëveshjes. 41. Shumë pak vende kanë gjykata të dedikuara për detyrimet e vogla. Greqia ka magjistratë për detyrime të vogla, ndërsa Malta 30 ka një gjykatë për detyrimet e vogla. Në Austri, Danimarkë, Hungari, Letoni, Poloni 31, dhe Suedi, procedura për detyrime të vogla është në jurisdiksionin e gjykatave të rrethit. Në Kroaci, Francë, Irlandë, Lituani dhe Slloveni, shumë konflikte janë nën jurisdiksionin e gjykatave të rrethit, por ato mund të bien edhe në jurisdiksionin e gjykatave të tjera, në varësi të llojit të kërkesës. Për shembull, në Kroaci, kërkesat tregtare janë në jurisdiksionin e gjykatave tregtare, ndërsa në Irlandë, Bordi i Qiramarrësve Privatë të Banesave merret me dëmtime të vogla, borxhe dhe probleme me kontratat e qirasë. Në Estoni, Gjermani, Portugali, Rumani dhe Sllovaki, gjykatat përkatëse të shkallës së parë kanë 30 Në Maltë, arbitrat në Gjykatën për Detyrimet e Vogla caktohen nga rradhët e avokatëve – të cilët kanë ushtruar profesionin për të paktën shtatë vjet-për një mandat pesë vjeçar. Ata nuk kanë të drejtë të rizgjidhen në ato detyra. 31 Në Poloni detyrimet e vogla bien nën gjykatat e zakonshme që ndahen në divizione. Nëse padia ka karakter civil, ajo trajtohet brenda divizionit civil të gjykatës së rrethit. Nëse është fjala për një konflikt tregtar, trajtohet brenda divizionit tregtar të gjykatës së rrethit. I pari është i detyrueshëm që të ekzistojë në çdo gjykatë. Ky i fundit mund të alokohet në vendin më efikas ku gjykata ka jurisdiksion ndaj çështjes. 15 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së jurisdiksion në varësi të llojit të këkesës. Në Itali dhe Luksemburg, procedura për detyrimet e vogla trajtohet nga gjykatësi i paqes. 9.Procedura 42. Duke qenë se objektivi i procedurës për detyrimet e vogla është të zgjidhë konfliktet në një mënyrë më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të lirë sesa procedura e zakonshme, shumë jurisdiksione lejojnë që rregullat e procedurës standarde të lihen mënjanë pa e kompromentuar procesin e drejtë. Kjo mund të përfshijë rregulla më të thjeshta për paraqitjen e provave, dëgjimin e dëshmitarëve, ose dhënies së vendimit. Kjo do të thotë që mund të ketë rregulla më të thjeshta për të paraqitur provat, dëgjuar dëshmitarët ose dhënë vendimin. Në disa vende, e gjithë procedura mund të realizohet me shkrim dhe nuk është e nevojshme që palët të paraqiten në gjykatë. 43. Nuk ka ndonjë model që vlen për të gjithë në lidhje me procedurën për detyrimet e vogla dhe shumica e vendeve kanë qasje të përshtatura që përmbush nevojat e tyre individuale. Disa vende mund të zgjedhin të lënë mënjanë rregullat për provat, ndërsa të tjera jo. Në disa jurisdiksione procedura për detyrimet e vogla mund të jetë fakultative, ndërsa në të tjera është e detyrueshme. Seancat verbale mund të jenë të nevojshme ose procedura mund të kryhet plotësisht me shkrim. 44. Të kuptuarit e formave të ndryshme të procedurës për detyrimet e vogla mund të ndihmojë vendet të zgjedhin ato procedura që përshtaten më mirë me nevojat e tyre dhe burimet e disponueshme. Tabela 4 në seksionin më poshtë tregon disa nga tiparet kryesore të procedurës për detyrimet e vogla në BE. Këto përfshijnë nëse procedura është e detyrueshme apo fakultative, nëse seancat zhvillohen me gojë apo me shkrim, rregullat për marrjen e provave dhe dhënien e vendimit, rolin e gjykatësit, dhe afatet kohore, nëse ka, për të siguruar një proces të shpejtë. 45. E detyrueshme/fakultative: Në shumicën e vendeve të BE-së procedura e detyrimeve të vogla ëshë fakultative, por me t’u vënë në funksionim, nuk mund të kalohet në procedurën e zakonshme. 32 Danimarka ka një sistem fleksibël ku palët mund të zgjedhin ose procedurën për detyrimet e vogla, ose procedurën e zakonshme – pavarësisht të kufirit – me përjashtim të rasteve kur konflikti është ndërmjet një konsumatori dhe një biznesi, raste të cilat duhet të trajtohen sipas procedurës për detyrimet e vogla. Në Estoni dhe Gjermani, një procedurë e thjeshtuar është një alternativë e cila përdoret nëse e konsideron gjykata të arsyeshme, pavarësisht preferencave të palëve. Vetëm në Greqi dhe Lituani procedura për detyrimet e vogla është e detyrueshme si për palët, ashtu edhe për gjykatën. 46. Seancat: Në 12 vende të BE-së, seancat gjyqësore nuk janë të detyrueshme dhe gjykata mund të vendosë t’i japë zgjidhje konfliktit nëpërmjet procedurës me shkrim (Estonia, Gjermania, Greqia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, dhe MB). Gjithsesi, palët mund të kërkojnë një procedurë verbale ose gjykata mund ta konsiderojë të nevojshme, për shembull, nëse çështja është komplekse. Në Kroaci, Danimarkë, Francë, Irlandë, Itali, Maltë, Holandë, Portugali dhe Spanjë, nga ana tjetër, procedura për detyrimet e vogla është verbale dhe palët ose përfaqësuesit e tyre duhet të jenë të pranishëm në seancë. Në Francë, Irlandë dhe Itali, Gjykatësi, Regjistruesi ose Gjykatësi i Paqes, respektivisht, së pari 32Por në Danimarkë, Poloni, Rumania dhe në MB, gjykata mund të vendosë ta kalojë një çështje tek procedura e zakonshme nëse çështja është shumë komplekse. 16 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së përpiqen të pajtojnë palët dhe vetëm kur pajtimi është i pasuksesshëm, çështja fillon të trajtohet me procedurën për detyrimet e vogla. 47. Marrja e provave: Disa vende kanë vënë në funksionim rregulla më fleksibël për marrjen e provave krahasuar me procedurën e zakonshme. Në Estoni, Gjermani, Greqi, Maltë, Poloni, Rumania, Sllovenia, dhe në MB, kriteret formale për të marrë prova mund të lihen mënjanë. Për shembull, gjykata mund të dëgjojë dëshminë e një dëshmitari ose eksperti në telefon, ose ta marrë me shkrim se të njohë mënyra të tjera si provë (p.sh. deklarata që nuk janë dhënë nën betim). Në Austri, për çështje ku vlera e pretenduar është më pak se 1,000 EUR, rregullat e zakonshëm për provat mund të lihen gjithashtu mënjanë dhe gjykatësi mund të vendosë të mos marrë parasysh provat në raste të caktuara. Për hir të zgjidhjes së shpejtë, disa vende kanë kufizime për dëshmitarët. Në Poloni, nuk është e mundur të dëgjohen dëshmitarë ekspertë, ndërsa në Portugali mund të dëgjohet një dëshmitar ekspert. Në MB gjykatësi vendos rast pas rasti nëse dëshmitarët do të thërriten apo jo. Në Maltë, Ligji për Gjykatën për Detyrimet e Vogla, shprehet specifikisht se procedimi nuk do të konsiderohet i pavlefshëm edhe nëse formalitetet nuk zbatohen përsa kohë që ka pasur përputhje thelbësore me ligjin. 33 Në Francë, Hungari, Letoni, Lituani, Luksemburg, Holandë, Sllovaki, Spanjë dhe Suedi, gjithsesi, rregullat për marrjen e provave janë njëlloj si ato të procedurës së zakonshme. 48. Vendimet: Në Austri, Estoni, Gjermani, Greqi, Irlandë, Maltë, Portugali, Slloveni, dhe MB kërkesat formale për vetë vendimin janë më fleksibël dhe më të thjeshta dhe gjykatësi mund të lerë jashtë përshkrimin e fakteve sipas gjykimit të tij/saj. Në Greqi, Irlandë, Slloveni, Hungari, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Poloni, Sllovaki, Spanjë dhe Suedi përmbajtja e vendimit duhet të jetë njëlloj si në procedurën e zakonshme. 49. Roli i gjykatësit: Në disa vende gjykatësit kanë një rol më ndërveprues me palët në një procedurë për detyrime të vogla sesa në një procedurë të zakonshme. P.sh. në Austri, gjykatësit duhet t’u japin palëve orientimin e duhur për të plotësuar formularët si dhe për të drejtat dhe detyrimet e tyre procedurale, sikurse edhe pasojat ligjore të veprimeve apo mosveprimeve të tyre. Në Gjermani, gjykata ka detyrën të shpjegojë procedimin dhe të qartësojë problemet. Gjykatësit në Danimarkë luajnë një rol aktiv, duke u marrë me përgatitjen e çështjes e duke asistuar e orientuar palët, ndërsa në anën tjetër, në Luksemburg, gjykatat dhe përmbaruesit nuk kanë detyrim të asistojnë palët. Në Kroaci, konfliktet për detyrimet e vogla mund t’i caktohen këshilltarëve të gjykatave të cilët janë nëpunës civilë, ndërsa në Maltë, Gjykata për Detyrimet e Vogla drejtohet nga një avokat. 50. Shpejtësia: Një sërë vendesh kanë afate më të shkurtra për procedurën për detyrime të vogla sesa për procedurën e zakonshme. Për shembull, në Hungari, gjykata duhet t’i shqyrtojë formularët për çështjen e një detyrimi të vogël brenda tetë ditëve dhe të planifikojë një seancë të parë brenda 60 ditëve nga marrja e formularit. Në Itali, koha ndërmjet dorëzimit të thirrjes dhe paraqitjes në gjykatë është sa gjysma e kohës për proedurën e zakonshme dhe vendimi duhet të jepet 15 ditë pas seancës përfundimtare. Në Lituani kohëzgjatja mesatare e procedimit të një çështjeje për detyrime të vogla synohet të jetë tre muaj, ndërsa në Portugali, seanca mbahet brenda 30 ditëve nga dorëzimi i ankimimit. Ndërsa Kodi i Procedurës Civile të Letonisë nuk parashikon afate kohore për procedurën dhe zgjidhjen e çështjeve për detyrime të vogla. 33 Neni 9(3) i Ligjit për Gjykatën për Detyrimet e Vogla 17 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së TABELA 4 Tiparet kryesore të procedurës për detyrimet e vogla në Shtetet Anëtare të BE-së Vendi Procedura Procedura e Seanca Seanca të Devijime nga Rregulla të Devijime nga Rregulla të fakultative detyrueshme fakultative detyrueshme rregullat e zakonshëm rregullat e zakonshme zakonshme për për marrjen e zakonshëm për për vendimet marrjen e provave provave vendimet Austria X - - X X Kroacia - - X - - - - Danimarka X X - - Estonia X X X X Franca X X X X Gjermania X X X X Greqia X X X X Hungaria - - - - X X Irlanda X X X X Italia* - - X X X Letonia X X X X Lituania X X X X Luksemburg X X X X Malta X X X X Holanda - - X X - - Polonia X X X X Portugalia X X X X Rumania X X X - - Sllovakia - - X X X Sllovenia - - X X X Spanja - - X X X Suedia X X X X MB X X X X Burimet: Portali E-Justice: Procedura për detyrimet e vogla, akte ligjore përkatëse nga vendi respektiv, informacion nga faqet e internetit të gjykatave të vendeve respektive. Shënim: “X” d.m.th. po dhe “–” tregon se nuk kishte informacion 51. Kohëzgjatja e procedimit: Një procedurë e shpejtë është një nga gurët e themelit të procesit për detyrimet e vogla. Ndërsa nuk ka statistika për 28 Shtetet Anëtare të BE-së për kohëzgjatjen mesatare të procedimit, shumica e vendeve kanë afate kohore për hapa të ndryshme të procedurës: për shembull për vendosjen se kur do mbahet një seancë pasi është marrë një ankimim për detyrime të vogla; për kohën se kur paditësi dhe i padituri duhet të përgjigjen; për kohën se kur duhet të jepet vendimi; dhe për kohën se kur duhet të bëhet apelimi i çështjes. Në Irlandë, nëse palët nuk arrijnë në marrëveshje përmes Regjistruesit, ato thirren në një seancë gjyqësore dhe ligji parashikon që kjo seancë të vendoset për t’u realizuar të paktën 14 ditë pasi gjykata merr ankimimin, edhe pse në praktikë palëve zakonisht u jepet një muaj kohë që të dalin para gjykatës. Në Hungari, gjykata duhet të caktojë një seancë brenda 60 ditëve nga marrja e ankimimit për detyrime të vogla, ndërsa në Portugali seanca duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. 52. Zbatimi i vendimit: Masat për zbatimin ndikojnë efikasitetin e procedurës për detyrimet e vogla. Në veçanti disa vende kanë procedura specifike për të lehtësuar zbatimin. Në MB nëse debitori nuk paguan pasi merr urdhrin e gjykatës, paditësi mund t’i kërkojë gjykatës të arkëtojë pagesën apo të dërgojë përmbaruesit për të marrë pagesën. Paditësi duhet të paguajë një tarifë tjetër gjykate (përveç tarifës që u pagua për procedurën për detyrime të vogla) në mënyrë që gjykata të përpunojë këtë kërkesë. Në Irlandë, nëse i padituri nuk ka paguar brenda 28 ditëve kalendarike, paditësi mund të shkojë tek Sherifi për të bërë të mundur zbatimin e vendimit. 10.Rregullat për avokatët dhe tarifat 53. Një tipar i rëndësishëm i procedurës për detyrimet e vogla është se shpesh eliminon nevojën që palët të përfaqësohen nëpërmjet një avokati. Në shumicën e jurisdiksioneve, palët janë të lira të kenë avokat nëse e dëshirojnë këtë, por shpesh nuk 18 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së kanë të drejtë të marrin ndihmë juridike. Disa vende u lejojnë palëve të përfaqësohen nga jo-avokatë (Malta, Letonia dhe MB), ndërsa në vende të tjera (Francë dhe Greqi), ligji rendit se kush mund të përfaqësojë palët, duke përfshirë bashkëshort-in/en, partner të regjistruar apo prindërit. Në Austri, Danimarkë dhe Gjermani, është gjykatësi që këshillon dhe orienton palët përgjatë procedurës, por avokatët mund të jenë të pranishëm e madje mund të jenë edhe të detyrueshëm në disa raste (shihni seksionin më poshtë). 34 Sipas “Të bësh biznes”, nga të gjitha jurisdiksionet e BE-së vetëm Lituania nuk lejon vetëpërfaqësimin në procedurën për detyrimet e vogla. Në Letoni, përdorimi i avokatit është fakultativ. Nuk u identifikuan statistika mbi faktin nëse përdorimi i avokatit kontribuon që procedimet për një detyrim të vogël të ecin më shpejt. 54. Sikurse me alternativat e ndryshme për procedurën për procesin për detyrimet e vogla, rregullat për avokatët dhe tarifat e tyre variojnë nga njëri Shtet Anëtar tek tjetri. Vendet mund të dëshirojnë të shohin alternativat e mundshme dhe të zgjedhin ato që i plotësojnë më mirë nevojat dhe burimet e tyre. 55. Përfaqësimi ligjor i detyrueshëm: Disa jurisdiksione kërkojnë përfaqësim ligjor për detyrimet që e kalojnë një shumë të caktuar. Për shembull, në Austri palët duhet të kenë përfaqësim ligjor nëse detyrimi i pretenduar është më i madh se 5,000 EUR, në Itali palët duhet të kenë përfaqësim ligjor nëse detyrimi është më shumë se 1,100 EUR dhe në Spanjë, përfaqësimi ligjor është i detyrueshëm për detyrime mbi 2,000 EUR. 56. Përfaqësimi ligjor fakultativ: Në Kroaci, Danimarkë, Francë, Greqi, Irlandë 35, Letonim, Lituani, dhe Holandë, përfaqësimi ligjor është fakultativ. Kështu, në shumicën e këtyre vendeve, nuk është e mundur që palët të aplikojnë për ndihmë ligjore. Për më tepër, në ato vende ku përfaqësimi ligjor nuk konsiderohet i nevojshëm, të gjitha palët paguajnë vetë shpenzimet e tyre dhe nuk kanë të drejtë të rimbursohen për koston e avokatit nga pala humbëse. Ka disa përjashtime nga ky rregull: në Holandë dhe Letoni gjykatësi mund të vendosë se pala humbëse duhet të paguajë koston e asistencës ligjore për palën kundërshtare. 57. Rregullat e zakonshme për tarifat e avokatëve: Në Austri, Gjermani, Itali, dhe Letoni përsa i përket përdorimit të avokatëve dhe tarifave të tyre, janë të aplikueshme rregullat për procedurën e zakonshme. 58. Kostot fikse: Vendosja e tarifave fikse për mosmarrëveshje që lidhen me detyrime të vogla financiare është një mënyrë e mirë për të parandalur rritjen e madhe të kostove për palët. Danimarka ka vendosur kosto fikse për ata që duan të përfaqësohen nga një avokat në procedurën për detyrimet e vogla. Kostot janë 2,700 DKK (360 EUR) për çështje për të cilat nevojitet deri në një orë në gjykatë, 4,000 DKK (540 EUR) për çështje për të cilat nevojiten deri në dy orë, dhe 6,000 DKK (805 EUR) për çështje për të cilat nevojiten deri në tre orë. Tarifat janë më të ulëta për shuma relativisht të ulëta:1,500 DKK (200 EUR) për detyrime më të vogla se 5,000 DKK (670 EUR), dhe 2,500 DKK (335 EUR) për detyrime me vlerë ndërmjet 5,000 dhe 10,000 DKK (670 - 1,340 EUR). 59. Ndihma ligjore: Në shumicën e jurisdiksioneve të BE-së, palëve në një procedurë për detyrime të vogla nuk u takon të marrin ndihmë ligjore. Ka disa përjashtime: në Estoni, Hungari, Letoni, Holandë, dhe Slloveni, palëve në një procedurë për detyrime të vogla mund t’u jepet ndihmë ligjore nëse konsiderohet se kanë nevojë. Ndihma ligjore mund 34 Informacioni në gjuhën angleze mbi rregullat dhe tarifat në lidhje me avokatët është i pakët, ndaj kjo duhet të mbahet parasysh kur të merren në konsideratë vlerësimet e kësaj pjese. 35 Në Irlandë bizneset duhet të kenë përfaqësim ligjor në procedurat për detyrimet e vogla edhe pse konsumatorët nuk e kanë këtë detyrim. 19 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së t’u jepet palëve vetëm pjesërisht pa kosto dhe aplikanti mund të duhet të kontribuojë për kostot në përputhje me gjendjen e tij/saj financiare. 60. Parimi pala humbëse paguan: Në Estoni, Hungari, Itali, Letoni, Maltë, Poloni, Portugali, Rumani dhe Slloveni, pala humbëse paguan të gjitha kostot, duke përfshirë kostot për tarifa ligjore të palës kundërshtare. Luksemburgu ka zgjedhur një zgjidhje paska më ndryshe: edhe pse normalisht pala humbëse paguan kostot për palën tjetër, kostot e avokatëve normalisht nuk rimbursohen, por gjykatësi mund të vendosë që palës së suksesshme t’i jepet një shumë totale që mund të përfshijë kostot e avokatëve. Në Suedi pala fituese mund të rimbursohet vetëm për një orë këshillim me avokatin (përveç tarifave dhe kostove për udhëtim dhe përkthim). Në MB, pala fituese mund të kërkojë çdo lloj tarife gjykate, por kostot e këshillimit ligjor (deri në 260 GBP) mund të kërkohen vetëm në disa lloje rastesh. Në ndryshim nga kjo, në Irlandë, secila palë paguan tarifat e veta dhe kostot për avokatët nuk rimbursohen nga pala humbëse. 11.Mënyrat e apelimit 61. Për të parandaluar mbingarkimin e burimeve gjyqësore, shumë vende kufizojnë mundësitë për të apeluar për detyrimet më të vogla. T’u japësh qytetarëve dhe bizneseve mundësinë për të zgjidhur konfliktet për detyrime të vogla mund të lehtësojë aksesin tek drejtësia, por nëse lejohet që këto konflikte të vazhdojnë në disa shkallë mund të rezultojë e kushtueshme për gjykatat. Tabela 5 tregon mënyrat e apelimit për detyrime të vogla në shtete anëtare të BE-së dhe nëse është e mundur të apelohet. 62. Në Francë, Greqi, Hungari, Poloni, dhe Slloveni nuk ekziston e drejta për të apeluar por disa bëjnë përjashtime kur është fjala për pika të ligjit (p.sh. nëse ka pasur një shkelje serioze të ligjit procedural). Suedia kërkon leje nga gjykata e apelit që mund ta japë lejen nëse shqyrtimi i çështjes do të kishte një ndikim në trajtimin ligjor të çështjes ose nëse vendimi i gjykatës së nivelit më të ulët pritet që të hidhet poshtë. 36 63. Në vende të tjera e drejta për të apeluar varion në varësi të vlerës së pretenduar. Në Danimarkë, apelimi është i mundur vetëm për detyrime mbi 10,000 DKK (1,330 EUR), ndërsa në Gjermani apelimi për detyrime që nga 600 EUR është i mundshëm nëse gjykata e shkallës së parë jep leje të qartë për të apeluar. Në Austri, e drejta për të apeluar është e kufizuar: për detyrime që nuk e kalojnë shumën 2,700 EUR, apelimet lejohen vetëm për shkelje të ligjit ose nëse gjykata ka bërë ndonjë gabim të rëndë procedural që e bën procedurën të pavlefshme, por për detyrime mbi 2, 700 EUR aplikohen rregulla normale të apelimit. Në Itali nuk mund të apelohet për detyrime më pak se 1,100 EUR, në Holandë apelimet janë të mundshme për detyrime që i kalojnë 1,750 EUR dhe në Spanjë apelimet janë të mundura vetëm për detyrime mbi 3,000 EUR. 64. Estonia, Irlanda, Lituania, Malta, Portugalia, Rumania, dhe Sllovakia, lejojnë të apelohet për konfliktet për detyrime të vogla në të gjitha nivelet. Në Letoni, apelimi është i mundur vetëm pranë gjykatës së shkallës së dytë por jo tek ajo e shkallës së tretë. Në disa vende, si Irlanda, procedura për detyrimet e vogla nuk është më e aplikueshme kur bëhet një apelim. Kjo do të thotë që tarifat janë më të larta, përfaqësimi ligjor është i detyrueshëm dhe gjykatësi mund të vendosë që kostot t’i paguajë ankimuesi. 36 I njëjti rregull aplikohet për apelimin në procedurën e zakonshme në Suedi. 20 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së TABELA 5 Rrugët e apelimit për procedurën për detyrimet e vogla në Shtetet Anëtare të BE-së Vendi Rrugët e apelimit Austria E drejta e apelimit për detyrimet e vogla është e kufizuar nga legjislacioni austriak. Për detyrime më pak se 2700 EUR, apelimet lejohen vetëm për probleme ligjore mbi baza pavlefshmërie, d.m.th. në rastin e gabimeve procedurale shumë të rënda. Për detyrime mbi 2700 EUR, aplikohet procedura normale e apelimit. Kroacia - Danimarka Nuk është e mundur të apelohet për detyrime më pak se 10,000 DKK (1,330 EUR) Estonia Apelimet ndaj procedurës së thjeshtuar ndjekin procedurën e zakonshme. Apelimi paraqitet tek gjykatat e qarkut ose rrethit. Franca Nuk është e mundur të apelohet Gjermania Kur detyrimi nuk e kalon shumën prej 600 EUR, apelimet nuk lejohen me përjashtim të rasteve kur gjykata e shkallës së parë shprehimisht lejon apelimin Greqia Nuk është e mundur të apelohet Hungaria Mund të apelohet për shkak të një shkeljeje të rëndë të rregullave procedurale ose për shkak të zbatimit të legjislacionit në mënyrë të pasaktë Irlanda Apelimi është i mundur para gjykatës së qarkut Italia Nëse vlera e pretenduar nuk i kalon 1,100 EUR, nuk është e mundur të apelohet. Apelimi është i mundur vetëm nëse ka pasur një shkelje të rregullave procedurale, ligjit kushtetues ose të drejtës komunitare ose nëse janë shkelur parimet qeverisës të fushës përkatëse Letonia Lejohet apelim vetëm në një nivel më lart. Nuk lejohet të çohet çështja deri në shkallën e tretë të gjykimit Lituania Apelimi mund të depozitiohet brenda 30 ditëve nga dhënia e vendimit. Luksemburgu Rregullat e zakonshme për apelimin aplikohen për rastet me urdhër për pagesë ndërsa rastet kur duhet të paraqitesh para gjykatësit të paqes mund të apelohen nëse vlera e pretenduar është më ë madhe se 1,250 EUR. Malta Apelimet bëhen në Gjykatën e Apelit duke depozituar një ankimim në Zyrën e Regjistrimit të Gjykatës. Holanda Apelimet janë të mundura për detyrime më të mëdha se 1,750 EUR. Rastet civile çohen para gjykatave kompetente të apelit dhe rastet administrative para dy gjykatave kompetente të apelit (njëra për çështje planifikimi dhe tjetra për nëpunësit civilë). Polonia Apelimi lejohet vetëm për shkelje të ligjit/procedurave dhe për të vendos një gjykatës (në vend të tre gjykatësve) me procedurë me shkrim. Portugalia Apelimet nuk janë objekt i rregullave specifike dhe në këtë mënyrë lejohen si procedurë e zakonshme. Rumania Apelimi është i mundur Sllovakia Mundësia për të apeluar është e njëjtë si për procedurën e zakonshme. Ankimimi duhet të depozitiohet brenda 15 ditëve nga vendimi. Sllovenia Apelimet janë të mundura vetëm për shkelje ligjore/procedurale. Spanja Apelimet janë të mundura për detyrime mbi 3, 000 EUR. Apelimi me shkrim dorëzohet pranë të njëjtës gjykatë brenda 20 ditëve të dhënies së vendimit. Suedia Apelimi lejohet por nevojitet leje nga gjykata e apelit. Leja për të apeluar mund të jepet vetëm në rast se shqyrtimi i çështjes mund të ketë një ndikim më të gjerë në zbatimin e ligjit ose nëse vendimi i gjykatës pritet që të hidhet poshtë me t’u apeluar. Apelimet kryhen pranë Gjykatës kompetente të Apelit (Hovrätt) MB Mundësia e apelimit nuk disponohet si e drejtë. Pala duhet t’i kërkohet leje gjykatësit të çështjes dhe të japë arsye bindëse. Këkesat pranë gjykatës për shlyerje detyrimesh monetare mund të apelohen brenda 21 ditësh nga vendimi. Burimet: Portali E-Justice: Procedura për detyrimet e vogla, akte ligjore përkatëse të vendit respektiv, informacion nga faqet e internetit të gjykatave të vendeve përkatëse. Shënim: “–” do të thotë informacioni nuk ishte i disponueshëm. 12.Përdorimi i teknologjisë 65. Përdorimi i teknologjisë në procedurën për detyrime të vogla ka disa përfitime: lehtëson aksesin tek informacioni dhe drejtësia, redukton barrën administrative për të gjithë aktorët dhe shpejton procedimin. Ndërsa është arritur progres, disa vende vazhdojnë të mos ofrojnë asnjë shërbim elektronik kurse vende të tjera ofrojnë vetëm formularë të shkarkueshëm dhe informacion online. Në një sërë vendesh, në mënyrë që të depozitohet një ankimim, ende është nevojshme procedura tradicionale e plotësimit të një formulari dhe dërgimi i tij me postë ose dorëzimi pranë gjykatës përkatëse. 21 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së 66. Statistikat më të fundit për Drejtësinë e BE-së tregojnë se ka ndryshime domethënëse ndërmjet juridisioneve të BE-së për lejimin e palëve për të ndjekur kërkesën në lidhje me një detyrim të vogël financiar online sikurse ilustrohet nga Figura 8. Nuk mund të dallohen tendenca rajonale. Estonia, Lituania, Malta dhe Portugalia ofrojnë paketat më të plota të informacionit dhe shërbimeve online, duke përfshirë: si të hapësh një procedurë në lidhje me një detyrim të vogël, si të marrësh informacion mbi legjislacionin dhe të drejtat përkatëse, si të jepen provat dhe dokumentet mbështetëse, si të merret vendimi, si të apelohet në lidhje me një vendim gjykate. Është inkurajuese që në krahasim me vitin e mëparshëm ka pasur përmirësime në të gjitha kategoritë. 37 FIGURA 8 Standardet e Procedurës për detyrimet e vogla online Burimi: Rezultatet e Drejtësisë së BE-së 2016, Figura 22. 67. Në shumicën e jurisdiksioneve, ka një dallim ndërmjet ofrimit të informacionit për procedurën e detyrimeve të vogla dhe ofrimit real të shërbimeve online. 38 Vetëm Estonia, Lituania, Malta, dhe Portugalia marrin 100 përqind të pikëve për disponueshmërinë online. Sipas Raportit Informues të Komisionit Europian për Realizimin e Avantazhit Europian, 39 apelimi për procedurën për detyrimet e vogla është shërbimi dhe informacioni që ofrohet online në rastet më të pakta në ato vende ku apelimi është i mundur. 68. Austria, Danimarka, Estonia, Irlanda, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Suedia, dhe MB ofrojnë disa forma të shërbimeve elektronike, për shembull, dërgimin elektronik të kërkesave (Danimarka, Irlanda, Sllovenia dhe Suedia). Në Poloni, 37 Rezultatet e Drejtësisë të BE-së, 2016, 22, i disponueshëm tek linku: http://ec.europa.eu/justice/effective- justice/files/justice_scoreboard_2016_en.pdf, 20 38 Informacioni i hollësishëm online dhe në gjuhën angleze mbi disponueshmërinë e shërbimeve elektronike është i rrallë dhe ishte i disponueshëm për më pak se gjysmën e jurisdiksioneve të BE-së. 39 Komisioni Europian, Realizimi i avantazhit Europian? Si mund dhe duhet të përfitojnë qeveritë europiane nga shërbimet publike novatore, Raport Informues Përfundimtar, maj 2014, 104, i disponueshëm në linkun: https://www.capgemini.com/resource-file-access/resource/pdf/background_report_20-05_final_for_ec_0.pdf 22 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së në disa gjykata është e mundur që palët të hyjnë në faqen e internetit dhe të kontrollojnë statusin e çështjes së tyre, por çështja nuk përpunohet elektronikisht. Irlanda dhe MB (për detyrimet më pak se 100 GBP) ofrojnë e-shërbime “të rregullta” dhe gjithashtu lejojnë edhe përdorimin e një procedure 40 “detyrimet e vogla online” e cila realizohet plotësisht online nga zyrat e gjykatave të rretheve dhe që është e disponueshme si për konsumatorët, ashtu edhe për bizneset. TABELA 6 Mundësia për të paguar elektronikisht tarifat e gjykatës Po Jo Pagim elektronik i Vendi tarifave të gjykatës Austria Belgjika Bullgaria Kroacia Qipro Republika Çeke Danimarka Estonia Finlanda Franca Gjermania Greqia Hungaria Irlanda Italia Letonia Lituania Luksemburgu Malta Holanda Polonia Portugalia Rumania Sllovakia Sllovenia Spanja Suedia MB 69. Në MB, kohët e fundit u realizua një analizë 41 mbi mënyrën se si instrumentat dhe shërbimet e TIK mund të marrin më shumë rëndësi në procesin e dhënies së drejtësisë. Qëllimi është që të digjitalizohen proceset e gjykatave, duke përfshirë krijimin e një gjykate online për konfliktet që lidhen me detyrime të vogla. Struktura e propozuar përfshin një proces të automatizuar që të ndihmojë palët për të identifikuar natyrën e kërkesës për shlyerje detyrimi, të menaxhojë çështjet, të realizojë pajtimin që arrihet 40 MB: Detyrimet Financiare Online, i disponueshëm në linkun: https://www.gov.uk/make-money-claim-online Irlanda, i disponueshëm në linkun: http://www.courts.ie/Courts.ie/Library3.nsf/0/50A0FEDF19079201802574050061745F?OpenDocument 41 Regjistri “Edhe katër vjet na duhen që të digjitalizojmë gjykatat e Anglisë – raport”, 19 shkurt 2016 “ I disponueshëm në linkun http://www.theregister.co.uk/2016/02/19/fouryear_target_for_digital_court_in_england_ambitious_but_not_unwork able_says_expert/ 23 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së kryesisht nëpërmjet telefonit ose online nga punonjësit përgjegjës për çështjen dhe të jepet nga gjykatësi një vendim me shkrim, nëpërmjet telefonit, komunikimit nëpërmjet videos ose ballë për ballë. 70. Sipas Rezultateve të Drejtësisë së BE-së 2015, 42 përpunimi i kërkesave, një pjesë e komunikimit ndërmjet gjykatave dhe palëve, në mënyrë elektronike është i disponueshëm në shumicën e jurisdiksioneve të BE-së me përjashtim të Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Në Gjermani dhe Itali kjo është e mundur vetëm në pak gjykata. Në Suedi dhe Rumani, është e mundur që të paraqesësh një kërkesë nëpërmjet e-mailit; gjithsesi, në gjykatë duhet dorëzuar edhe një kopje e firmosur shkresore. Të dhënat më të fundit të buletinit “Të bësh biznes” tregojnë se më shumë se një e treta e jurisdiksioneve të BE-së nuk ofrojnë mundësinë për të paguar elektronikisht tarifat e gjykatës 43, sikurse mund të shikohet në Tabelën 6. Burimi: Rezultatet e Drejtësisë së BE-së 2016 13.Dijenia për procedurën e detyrimeve të vogla 71. Një pengesë e madhe ndaj përdorimit të procedurës për detyrimet e vogla është mungesa e ndërgjegjësimit për ekzistencën e saj në popullsinë e gjerë. 44 Sikurse tregon Figura 9, dijenia për ekzistencën e procedurës për detyrimet e vogla varion nga 4 në 42 përqind nëpër jurisdiksionet e BE-së. Sipas Eurobarometrit të Posaçëm 395, 75 përqind e shtetasve të BE-së nuk kishin dijeni dhe nuk kishin dëgjuar mbi procedurën për detyrimet e vogla. Mund të jetë me vlerë që të eksplorohet realizimi i fushatave të informimit/ndërgjegjësimit drejtuar popullsisë së gjerë dhe përdoruesve të gjykatave në mënyrë që të procedura të përdoret më shumë. 72. Përveç informimit, një sërë tiparesh të tjera mund të theksohen për të inkurajuar qytetarët të ndjekin rrugën ligjore për detyrime të vogla. Sipas anketimit Eurobarometër 45 këto përfshijnë mundësinë për të ndjekur procedimin në distancë, me shkrim, online dhe pa nevojën e një avokati. Gjithashtu, dy të tretat e të anketuarve thanë se do të kishte më shumë gjasa të dilnin para gjykatës për një konflikt lidhur me një shumë më të vogël se 2,000 EUR nëse do të merrnin asistencë ligjore falas. Kjo tregon se popullsia nuk ka dijeni se funksionon procedura dhe që ajo mund dhe duhet të realizohet pa ndihmën e një avokati. Këtu, organizatat e konsumatorëve dhe informacion i aksesueshëm lehtësisht për procedurën mund të kontribuonjë që ajo të përdoret më gjerësisht. 42 Rezultatet e Drejtësisë së BE-së 2015, i disponueshëm në linkun: http://ec.europa.eu/justice/effective- justice/files/cepj_study_scoreboard_2015_en.pdf 43 Të dhënat nuk bëjnë dallim ndërmjet procedurës për detyrime të vogla dhe procedurës së rregullt. Kështu, edhe vendet të cilat nuk kanë proces enkas për detyrimet e vogla janë përfshirë. 44 Eurobarometri i posaçëm 395, 64 45 Po aty, 9 24 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së FIGURA 9 Dijenia për procedurën e thjeshtuar për detyrimet e vogla sipas vendeve Burimi: Eurobarometri i posaçëm 395, 65. 14.Konkluzione dhe rekomandime 73. Sistemet gjyqësore nëpër botë po kërkojnë mënyra novatore për të thjeshtuar dhe përshpejtuar zgjidhjen e konflikteve të vogla. Ky raport parashtron disa prova krahasuese se si sistemet gjyqësore në BE e kanë realizuar këtë përmes procedurës për detyrime të vogla. Vendet ndryshojnë por ka tipare të dukshme duke përfshirë: tarifa më të ulëta gjykate, llojet e rasteve që kualifikohen, kufinjtë për atë që përbën detyrim të vogël, organizimin institucional, procedurën e thjeshtuar, mundësinë për vetëpërfaqësim, rrugët e kufizuara të apelimit dhe përdorimin e teknologjisë. 74. Disa rekomandime thelbësore mund të nxirren nga analiza: i. Tarifat e gjykatave duhet të jenë të paktën më pak se 10 përqind e vlerës së një detyrimi të vogël dhë mundësisht më pak se 5 përqind. Studimet kanë treguar se tarifat e gjykatës të cilat janë më të larta se 10 përqind e vlerës së detyrimit konsiderohen se nuk janë në proporcion dhe me gjasa pengojnë qytetarët që të kërkojnë të drejtat e tyre ligjore. Prandaj, për procedurën për detyrime të vogla rekomadohet që të ketë tarifa gjykate të ulëta ose të mos ketë fare tarifa. ii. Kufinjtë duhet të reflektojnë kontekstin lokal por duhet të jenë mjaft të ulët për të lejuar akses për grupet e mëdha të përdoruesve të mundshëm të gjykatës. Me kufinjtë shumë të ndryshëm nëpër vendet e BE-së për procedurën për detyrime të vogla (nga 600 EUR në Gjermani në 25,000 EUR në Holandë) është e vështirë të vlerësohet se cili është pragu optimal. Gjithsesi, kufiri prej 2,000 EUR që është në përdorim nga BE për procedurën europiane për detyrimet e vogla në lidhje me konfliktet ndërkufitare, mund të shërbejë si barometër për një kufi të arsyeshëm. Duke vendosur kufinj, politikëbërësit duhet të konsiderojnë të ardhurat për frymë dhe koston lokale të jetesës. iii. Llojet e konflikteve të mbuluara duhet të paktën të përfshijnë çështje civile dhe tregtare. Ndërsa disa vende lejojnë edhe lloje të tjera konfliktesh, konfliktet civile dhe tregtare janë objekt i procedurës për detyrimet e vogla në të gjitha vendet e mbuluara nga ky studim. Edhe pse nuk ka të dhëna konkrete për këtë, shumë konflikte për detyrimet e vogla duket se janë ndërmjet konsumatorëve dhe shitësve dhe ndërmjet bizneseve të vogla. Konfliktet në kuadrin e ligjit për familjen shpesh (por jo gjithmonë) përjashtohen nga procedura për detyrimet e vogla. iv. Procedura duhet të vlerësojë fleksibilitetin dhe reagimin ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Një nga tiparet përcaktuese të procedurës për detyrimet e vogla ëshë fleksibiliteti i saj, që lejon zgjidhje më të shpejtë. Një praktikë veçanërisht e mirë 25 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së gjendet në Maltë ku Ligji për Gjykatën e Detyrimeve të Vogla thotë se procedimi nuk do të konsiderohet i pavlefshëm nëse nuk respektohen formalitetet, përsa kohë që në thelb ka pasur përputhje me ligjin. v. Gjykatësit duhet të marrin një rol aktiv në procedime. Një karakteristikë përcaktuese e procedurës është se lejohet vetëpërfaqësimi. Pra, në mënyrë që të sigurohet procesi i drejtë dhe që palët pa përfaqësues ligjorë të mos jenë në disavantazh, gjykatësi në rastet e konflikteve të vogla duhet të marrë një rol më aktiv dhe të orientojë palët gjatë procesit. Kjo ka gjasa që të kërkojë përzgjedhje të kujdesshme të gjykatësve të zotë për këtë qasje dhe trajnim për të ngulitur një kulturë proaktive ndërmjet gjykatësve për detyrimet e vogla. vi. Shërbimet elektronike duhet të ofrohen kurdo që kjo është e mundur duke pasur si rezervë shërbime analoge. Sikurse tregon raporti, në shumë raste, procedura për detyrimet e vogla mund të kryhet plotësisht me shkrim dhe seancat gjyqësore mund të mos jenë të nevojshme. Realizimi i të gjithë procedurës online duhet të jetë një alternativë për gjykatat. Gjykatat duhet të paktën t’u ofrojnë palëve alternativën që të paguajnë tarifat dhe të paraqesin aplikimet online. Alternativat ku veprimet duhet të kryhen personalisht në vendin fizik duhet të jenë të disponueshme për grupet e cënueshëm, si të moshuarit dhe ata që kanë akses të kufizuar tek interneti me pritshmërinë që kërkesat për shërbimet fizike do të reduktohen në planin afatmesëm. vii. Politikëbërësit duhet të konsiderojnë se cila është mënyra më e mirë për të garantuar ekzekutimin e vendimit për detyrimet e vogla. Nga këndvështrimi i përdoruesit, procedura e ekzekutimit është një hap kyç në rrugën e tyre drejt drejtësisë, edhe pse gjykata e sheh si një procedurë të veçantë. Për shembull, me procedurën e përshpejtuar vendimi jepet shpejt, por ekzekutimi i vendimit është procedurë e gjatë ose kërkon kosto shtesë, si në rastin e MB, ku qytetarët dhe bizneset e vogla mund të vazhdojnë të pengohen që të paraqesin kërkesa të vlefshme. Në atë rast, përmirësimi i procedurës së ekzekutimit duhet të konsiderohet për reformim. viii. Të rritet informimi për mundësinë e procedurës së përshpejtuar. Anketimi tregon se 75 përqind e qytetarëve të BE-së nuk kanë dijeni për ekzistencën e procedurës për detyrimet e vogla, ndaj shumë qytetarë dhe biznese prezumojnë gabimisht se procesi do të jetë i gjatë dhe kostoja do të jetë e lartë. Vendet që kanë tashmë një procedurë për detyrimet e vogla duhet të konsiderojnë realizimin e fushatave të informimit për të inkurajuar qytetarët dhe bizneset që të përdorin këtë shërbim miqësor si pjesë e nismave më të gjera të reagimeve të qeverisë ndaj qytetarëve. Vendet që mendojnë të vënë në punë një procedurë të tillë duhet të konsiderojnë shpërndarjen e informacionit si një pjesë kyçe të zbatimit të reformës. 75. Zgjidhja e rasteve në lidhje me detyrime të vogla përmes një procedure të përshpejtuar ka shumë të mira: liron kohën dhe burimet e gjykatës, redukton punën e akumuluar, dhe përmirëson aksesin tek drejtësia për qytetarët e thjeshtë dhe sipërmarrjet mikro dhe të vogla. Jurisdiksionet që nuk kanë procedurë për detyrimet e vogla ose dëshirojnë ta përmirësojnë efektivitetin e procedurës ekzistuese, do të bënin mirë të konsideronin se si mund të përfshijnë këto praktika të mira në kontekstin e tyre. 26 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së Aneksi A: Kufinjtë për detyrimet e vogla në vlerë absolute Vendi Kufiri Austria 15,000 EUR për mosmarrëveshje financiare N/A për mosmarrëveshje në lidhje me ligjin e punës dhe sigurimeve shoqërore Kroacia Mosmarrëveshje private: 5,000 HRK (600 EUR) Mosmarrëveshje tregtare: 50,000 HRK (6,000 EUR) Danimarka 50,000 DKK (6,700 EUR) Estonia 2,000 EUR Franca 4,000 EUR Gjermania 600 EUR Greqia 5,000 EUR Hungaria 1,000,000 HUF (3,460 EUR) Irlanda 2,000 EUR Italia 5,000 EUR Letonia 2,100 EUR Lituania 5,000 LTL (1,450 EUR) Luksemburgu 10,000 EUR Malta 3,494.06 EUR Holanda 25,000 EUR Polonia 10,000 PLN (2,355 EUR) Portugalia 15,000 EUR Rumania 10,000 RON (2,300 EUR) Sllovakia 1,000 EUR Sllovenia 2,000 EUR 4,000 EUR për mosmarrëveshje tregtare Spanja Mosmarrëveshje civile: 6,000 EUR Mosmarrëveshje administrative: 13,000 EUR Suedia 22,150 SEK (2,413 EUR) (i nënshtrohet indeksimit vjetor) MB 10,000 GBP (14,240 EUR) Dëme personale, çështje kundër qiradhënësit për riparime ose punime të tjera ose për dëme: 1,000 GBP (1,424 EUR) Çështje që konsiderohen të thjeshta: pa kufizim Burime: Portali E-justice: Tarifat e gjykatave për procedurat e shlyerjes së detyrimeve të vogla, burime të renditura në bibliografi. 27 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së Aneksi B: Tarifa gjykate për procedurat për detyrimet e vogla Vendi Tarifa e gjykatës për një kampion vlerash (EUR) 50 200 500 1000 2000 5000 10000 Austria 22 43 61 102 102 299 707 Belgjika* 35 35 35 35 35 35 35 Bullgaria* 25 25 25 40 80 200 400 Kroacia 13,5 13,5 27 40 67 567 736 Qipro* 0 0 0 0 0 0 0 Republika 40 40 40 50 100 250 500 Çeke* Danimarka 67 67 67 67 67 67 N/A Estonia 75 75 125 175 225 325 N/A Finlanda* 113 113 113 113 113 113 113 Franca 35 35 35 35 35 35 35 Gjermania 75 75 105 159 267 N/A N/A Greqia 4,50 4,50 4,50 4,50 4,50 4,50 4,50 Hungaria 3 12 30 60 120 216 216 Irlanda 25 25 25 25 25 25 25 Italia 37 37 37 37 85 85 206 Letonia 71,14 71,14 75 150 300 N/A N/A Lituania 15 15 15 30 60 150 300 Luksemburgu 0 0 0 0 0 0 0 Malta 23 23 23 23 23 23 23 Holanda 75 75 75 213 213 213 213 Polonia 7 24 24 24 70 N/A N/A Portugalia 102 102 102 102 102 102 102 Rumania 4,50 17 41 79 139 308 486 Sllovakia 16,50 16,50 30 60 120 200 600 Sllovenia 54 54 78 126 165 N/A N/A Spanja 0 0 0 0 0 0 0 Suedia 98 98 98 98 98 98 98 MB 41 41 66 88 102 140 287 Burime: Portali E-justice: Tarifat e gjykatave për procedurën për detyrimet e vogla, Komisioni Europian, Vlerësim i ndikimeve socio-ekonomike për alternativat e politikave për të ardhmen e Rregullores Europiane për Detyrimet e Vogla, Raporti Përfundimtar, 2013, 58 Vini re: Shenja * tregon vende që nuk kanë procedurë të thjeshtuar apo për detyrimet e vogla. Për ato vende, në tabelë janë vendosur tarifat e procedurave të zakonshme të gjykatave. 28 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së Aneksi C: Përdorimi i teknologjisë për procedurën për detyrimet e vogla Vendi Përdorimi i teknologjisë, p.sh. aplikimi elektronik, shërbimet elektronike Austria Po Kroacia Jo Danimarka Po. Aplikimet mund të bëhen elektronikisht që prej 1 janarit 2015. Sistemet elektronike përdoren për të përpunuar kërkesat por procesi nuk është 100 përqind elektronik. Estonia Po Franca Po Gjermania Pjesërisht. Përpunim elektronik për detyrimet e vogla i mundur në pak gjykata Greqia Jo Hungaria Jo Irlanda Po. Është e mundur që procesi të fillohet dhe tarifa të paguhet online. Ekziston edhe opsioni i procedurës për “detyrime të vogla online” që ofrohet nga zyrat e Gjykatave të Rretheve si për konsumatorët ashtu edhe për bizneset. Italia Po, por nuk disponohet në të gjitha gjykatat Letonia Po, Formularë standard janë të disponueshm në faqe internet. Lituania Po Luksemburgu Përpunim elektronik i kërkesave për detyrimet e vogla (pjesërisht dhe totalisht) është i mundur në nivelin e gjykatave të rrethit dhe tek gjykatësit e paqes. Malta Po. Kërkesat mund të bëhen elektronikisht. Holanda Po Polonia Po, dorëzimi elektronik i kërkesave dhe marrja e shërbimit elektronik është e mundur deri në një masë të caktuar. Portugalia Po Rumania Pjesërisht. Dërgimi elektronik i kërkesave për detyrimet e vogla mund të bëhet në pak gjykata; gjithsesi, palët duhet të dorëzojnë edhe dokumentet origjinale fizikisht. Sllovakia Jo, por ka formularë aplikimi që mund të shkarkohen nga interneti Sllovenia Jo Spanja* - Suedia Nuk ka sistem elektronik por është e mundur që të dorëzohet kërkesa me e- mail. Gjithsesi, duhet të dorëzohet edhe një kopje fizike e firmosur. Ka edhe formularë të disponueshëm online. MB Mund të përdoret një procedurë e ashtëquajtur “Procedura për shlyerjen e detyrimeve online” e cila është një procedurë që kryhet plotësisht online. Burime: Burime të renditura në bibliografi, Rezultatet e Drejtësisë së BE-së 2015 Shënim: Shenja – tregon se nuk disponohet informacion 29 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së Referenca Komisioni Europian. 2015. Komunikimi nga Komisioni për Parlamentin dhe Këshillin Europian, Bankën Qendrore Europiane, Komitetin Ekonomik e Social Europian dhe Komitetin e Rajoneve — Rezultatet e Drejtësisë së BE-së 2015 Bruksel, Belgjikë: Komisioni Europian. http://ec.europa.eu/justice/effective-justice/files/justice_scoreboard_2015_en.pdf Komisioni Europian. 2016. Komunikimi nga Komisioni për Parlamentin dhe Këshillin Europian, Bankën Qendrore Europiane, Komitetin Ekonomik e Social Europian dhe Komitetin e Rajoneve — Rezultatet e Drejtësisë së BE-së 2016 Bruksel, Belgjikë: Komisioni Europian. http://ec.europa.eu/justice/effective-justice/files/justice_scoreboard_2016_en.pdf Komisioni Europian. 2013. Vlerësim i ndikimeve socio-ekonomike të alternativave për politikat për të ardhmen e Rregullores Europiane për Detyrimet e Vogla. Raport Përfundimtar. Bruksel, Belgjikë: Komisioni Europian. http://ec.europa.eu/justice/civil/files/small_claims_report_ia_en.pdf Komisioni Europian. 2014. Realizimi i Avantazhit Europian? Si mund dhe duhet të përfitojnë ekonomitë europiane nga shërbimet publike novatore. Raport Informues Përfundimtar. Bruksel, Belgjikë: Komisioni Europian. https://www.capgemini.com/resource-file- access/resource/pdf/background_report_20-05_final_for_ec_0.pdf Komisioni Europian. 2012. Eurobarometri i Posaçëm 395. 2013. Procedura Europiane për Detyrimet e Vogla. Bruksel, Belgjikë: Komisioni Europian. http://ec.europa.eu/public_opinion/archives/ebs/ebs_395_en.pdf Portali e-Justice: Tarifat e gjykatave për procedurën e detyrimeve të vogla. Parë maj – nëntor 2016. https://e-justice.europa.eu/content_court_fees_concerning_small_claims_procedure-306- en.do Portali e-Justice: Procedura për Detyrimet e Vogla, Parë maj - nëntor 2016. https://e- justice.europa.eu/content_small_claims-42-en.do?clang=en Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ). 2016. Sistemet Gjyqësore Europiane. Efikasisteti dhe cilësia e drejtësisë. Botim i vitit 2016 (të dhënat e vitit 2014). Strasburg, Francë: CEPEJ. http://www.coe.int/T/dghl/cooperation/cepej/evaluation/2016/publication/REV1/2016_1%20- %20CEPEJ%20Study%2023%20-%20General%20report%20-%20EN.pdf Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ). 2014. Sistemet Gjyqësore Europiane. Efikasisteti dhe cilësia e drejtësisë. Botim i vitit 2014 (të dhënat e vitit 2012). Strasburg, Francë: CEPEJ http://www.coe.int/t/dghl/cooperation/cepej/evaluation/2014/Rapport_2014_en.pdf Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ). Studim i vitit 2014 mbi funksionimin e sistemeve gjyqësore në Shtetet Anëtare të BE-së - Fakte dhe shifra nga ushtrimi vlerësues i CEPEJ 2012-2014, Strasburg, Francë: CEPEJ. http://ec.europa.eu/justice/effective- justice/files/cepj_study_scoreboard_2014_en.pdf Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ). Studim i vitit 2015 mbi funksionimin e sistemeve gjyqësore në Shtetet Anëtare të BE-së - Fakte dhe shifra nga pyetësorët CEPEJ 2010-2012-2013. Strasburg, Francë: CEPEJ. http://ec.europa.eu/justice/effective- justice/files/cepj_study_scoreboard_2015_en.pdf 30 Përshpejtimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vogla: Përvojë nga Shtetet Anëtare të BE-së Bibliografi e përzgjedhur Konsumatorët Europë Danimarkë: http://www.consumereurope.dk/Complaints/Small-claims-process-in-Denmark and http://www.consumereurope.dk/Complaints/Small-claims-process-in-Denmark/Instructions-on- filling-in-an-application-form Shoqata e konsumatorëve të Irlandës. http://thecai.ie/your-rights/small-claims-procedure/ Ndihmë për Konsumatorët Irlandë. http://www.consumerhelp.ie/small-claims Informacion i Komisionit Europian për Zgjidhjet (Republika Çeke, Danimarka) http://ec.europa.eu/consumers/solving_consumer_disputes/docs/ms_fiches_czech_republic.pdf http://ec.europa.eu/consumers/solving_consumer_disputes/docs/ms_fiches_denmark.pdf Qeveria e Maltës, Kërkesat për detyrimet e vogla. https://www.gov.mt/en/Life%20Events/SmallClaims/Pages/Small-Claims.aspx Bëni një kërkesë në gjykatë për para, UK. https://www.gov.uk/make-court-claim-for- money/overview Rregullorja (KE) Nr. 861/2007 e Parlamentit dhe e Këshillit Europian e datës 11 korrik 2007 për krijimin e procedurës europiane për detyrimet e vogla. OJ L 199, 31.7.2007, p. 1–22. http://eur- lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=celex:32007R0861 Procedura online për detyrimet e vogla. Irlandë. http://www.courts.ie/courts.ie/library3.nsf/pagecurrent/50A0FEDF19079201802574050061745F? opendocument&l=en Ligji për Gjykatën e Detyrimeve të Vogla. Maltë. http://justiceservices.gov.mt/DownloadDocument.aspx?app=lom&itemid=8847&l=1 Rregullorja e Gjykatës për Detyrimet e Vogla. Maltë. http://www.justiceservices.gov.mt/DownloadDocument.aspx?app=lom&itemid=10476&l=1 Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ). 2009. Skema për Vlerësimin e Sistemeve Gjyqësore, Sllovaki. Strasburg, Francë:CEPEJ. http://www.coe.int/t/dghl/cooperation/cepej/evaluation/2010/2010_Slovakia.pdf Regjistri “Edhe katër vjet na duhen që të digjitalizojmë gjykatat e Anglisë – raport”, 19 shkurt 2016 http://www.theregister.co.uk/2016/02/19/fouryear_target_for_digital_court_in_england_ambitious_ but_not_unworkable_says_expert/ Banka Botërore 2015. Indikatorët e Të Bwsh Biznes 2016. Uashington, DC: Banka Botërore http://www.doingbusiness.org/ 31